PS: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës të lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.
Bëhet fjalë për një periudhë mjaft pozitive dhe të favorshme, gjatë së cilës do të jeni në gjendje të promovoni planet tuaja profesionale apo të biznesit përmes ideve të reja që do të jenë frymëzuese dhe racionale. Në çdo rast analiza dhe praktika do të jenë mjete të vlefshme në kërkimin tuaj, mjaft që të mos përqendroheni më shumë se sa duhet në detaje. Brenda kësaj klime, në datat 8 dhe 9 shtator, ekziston rreziku i mashtrimit si dhe mundësia të bini viktima të njerëzve që duan të përfitojnë prej jush. Madje në 9 shtator kemi Hënën e Re në shenjën e Virgjëreshës e cila premton romancë dhe dashuri dhe është mjaft e përshtatshme për punë shpirtërore dhe artistike. Ju përfaqësuesit e shenjës së Virgjëreshës, Peshqve, Shigjetarit dhe Binjakëve, kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, të shmangni fillime të reja si bashkëpunime në fushën ekonomike gjatë kësaj periudhe. Fundi i javës ju ofron mundësinë të bëni një udhëtim të bukur dhe të shprehni dashurinë dhe ndjenjat tuaja. Jetoni momentet pa bërë ëndrra të mëdha dhe pa analiza për të nesërmen.
DASHI
Ndryshimet, që keni bërë në fushën profesionale apo në biznes, në kombinim dhe me punën tuaj të madhe kanë tashmë efekte pozitive në të ardhurat tuaja. Madje, përfitimet do të vazhdojnë të rriten dhe në saj të ideve tuaja inovative. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe duhet të jeni të kujdesshëm pasi ekziston mundësia të merrni vendime të gabuara. Me Hënën e re në 9 shtator nuk do të mungojnë problemet në ambientin profesional, por me një qëndrim të drejtë, vendosmëri dhe guxim nga data 11 do të keni mundësinë t’ju jepni rrugëzgjidhje. Në fushën sentimentale periudha është mjaft erotike, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës.
Këshillë: Ndiqni një mënyrë jetese më të shëndetshme.
DEMI
Mundësitë dhe shanset në fushën profesionale do të vazhdojnë dhe gjatë kësaj jave, përfitoni nga ato për rritjen e të ardhurave dhe tregohuni të kujdesshëm apo të vëmendshëm në marrëveshjet dhe bashkëpunimet e reja, kryesisht rreth datave 8 dhe 9 të muajit, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Në fushën sentimentale dashuria dhe ndoshta një udhëtim do të zbukurojnë fundin e javës, mos lini momentet pa shijuar, pasi prej datës 11 të muajit probleme dhe tensione do të shfaqen në ambientin e punës.
Këshillë: Durimi dhe këmbëngulja do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.
BINJAKËT
Kjo javë është e favorshme për ju pasi guvernatori juaj Mërkuri vjen në lidhje harmonike me Saturnin dhe Uranin duke ju krijuar kështu mundësi si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. Nga ana tjetër, Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës në 9 shtator drejton vëmendjen tuaj në fushën profesionale në të cilën nuk do të mungojnë gabimet dhe prapaskenat. Në fushën sentimentale një lidhje e fshehtë mund t’ju preokupoj, ndërsa disa të tjerë mund të ndjeni një zhgënjim nga një marrëdhënie ekzistuese.
Këshillë: Të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe fillimet e reja, ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, në pamundësi për t’i shmangur.
GAFORRJA
Shumë komunikues do të jeni ju gjatë kësaj periudhe duke dhënë madje një notë rinovimi në jetën tuaj personale dhe profesionale. Do të keni mundësinë jo vetëm të stabilizoni ato që keni arritur por t’i çoni dhe më tutje me ide dhe projekte të reja. Fati është më ju dhe i‘u ofron bujarisht raste interesante në fushën sentimentale, sidomos juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe me kalimin e Venusit në shenjën e Akrepit dashuria do t’ju trokas derën dhe juve të lindurit në ditët e para të shenjës.
Këshillë: Shmangni riskun dhe investimet.
LUANI
Ndryshimet dhe transformimet që bëtë në biznesin apo në fushën profesionale në përgjithësi po japin rezultate dhe në sektorin financiar i cili do të jetë në qendër të vëmendjes tuaj gjatë kësaj periudhe dhe veçanërisht më Hënën e re në shenjen e Virgjëreshës në 9 shtator. Fillime të reja si dhe çdo gjë që ka të bëj me fushën financiare kërkon vëmendjen tuaj të veçantë dhe hetimin me kujdes të çdo situate dhe mbi të gjitha shmangni çdo lloj huamarrjeje. Prej datës 11 shtator konkurrenca do të bëhet më e ashpër dhe ju do të jeni në gjendje të tregoni aftësitë tuaja. Në sferën sentimentale në plan të parë është shtëpia dhe familja juaj.
Këshillë: Çlirohuni nga çdo gjë që ka humbur “shijen” dhe “ngjyrën” apo ju ka lodhur.
VIRGJËRESHA
Është momenti i përshtatshëm për të zhvilluar aftësitë udhëheqëse dhe për të filluar biznesin tuaj me ide të reja dhe inovative të cilave u keni kushtuar dhe shumë mendime. Veçanërisht të favorizuar në këtë drejtim jeni ju të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Hëna e re në shenjën tuaj, e cila ndikon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, vë në provë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që kanë humbur interesin tuaj. Mos krijoni bashkëpunime dhe kontrata të reja në këto momente. Në vend të tyre, pushoni dhe bëni një udhëtim shpirtëror apo real. Në sferën sentimentale, jetoni momentet duke mos bërë ëndrra për të ardhmen dhe duke mbajtur shportë të vogël ndaj fjalëve të mëdha apo premtimeve që do të dëgjoni.
Këshillë: Shfrytëzoni fundin e javës për t’u çlodhur duke e kombinuar me një udhëtim të shkurtër ndoshta dhe afër detit.
PESHORJA
Ndoshta do të keni nevojë për një kafe të dytë që të filloni ditën dhe të gjeni ritmin e saj për shkak të dobësisë apo të lodhjes që mund të ndjeni gjatë kësaj periudhe. Në përgjithësi do të keni tendencë të jeni pak të humbur, në mendime, ëndrra dhe me një imagjinatë të tmerrshme e cila është dhe përbërësja e përsosur që kërkoni ju artistët për të krijuar një vepër, prandaj përfitoni të gjithë ju përfaqësuesit e shenjës së peshores që merreni me art dhe krijimtari. Në sferën profesionale problemet nuk do të mungojnë, ndërsa nga data 11 shtator do të jeni më aktivë dhe të përqendruar më shumë në fushën financiare.
Këshillë: Përkushtohuni botës tuaj të brendshme.
AKREPI
Në fushën profesionale po shkoni përpara me dinamizëm, me ide dhe projekte të reja. Nuk do të thosha të njëjtën gjë dhe për sektorin financiar pasi lëvizje apo investime në këtë drejtim për momentin do t’ju zhgënjejnë dhe do të ndiheni të humbur. Në fushën sentimentale, Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës ju ofron momente mjaft erotike dhe disa nga ju do të vini shumë afër me një person nga ambienti juaj miqësor. Organizoni një udhëtim në fund të javës dhe kaloni momente të bukura me të dashurit dhe miqtë tuaj.
Këshillë: Shmangni lëvizje dhe nisje të reja në sektorin financiar.
SHIGJETARI
Në qendër të interesit tuaj gjenden çështjet profesionale, por planet dhe aspiratat tuaja priren drejt ekzagjerimit, prandaj keni nevojë për të vendosur objektiva më të arritshme dhe më realiste në mënyrë që të mos zhgënjeni veten. Në fushën financiare vendosni një ekuilibër ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ndërsa në fushën sentimentale dashuri dhe romantizëm ju ofron Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës. Shijoni momentet pa ëndrra dhe fjalë të mëdha. Lidhjet apo marrëdhëniet që kanë humbur interesin do të testohen dhe mund të marrin fund. Ndikohen kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Këshillë: Përpiquni t’i shikoni gjërat me realizëm.
BRICJAPI
Po kaloni një periudhë me mundësi dhe shanse në fushën profesionale por dhe ju nga ana juaj keni dëshirën, forcën dhe disiplinën të përfitoni dhe të arrini sukseset e dëshiruara. Megjithatë, datat 8 dhe 9 shtator nuk janë të përshtatshme për çështje biznesi apo pune, pasi nuk lejojnë perceptimin e duhur të gjërave, me rrezik të bëni gabime që mund t’ju kushtojnë. Përfitoni nga shanset dhe favorizimi në jetën tuaj sentimentale, jetoni momentet erotike duke i kombinuar dhe me një udhëtim në fund të javës.
Këshillë: Shmangni marrëdhëniet dhe marrëveshjet e reja në këtë periudhë.
UJORI
Megjithëse gjërat në fushën profesionale shkojnë mirë dhe ju nga ana juaj me ide dhe projekte të reja ndihmoni situatën për zhvillimin sa më të mirë të çështjeve profesionale do të thosha se kjo javë është disi e çuditshme dhe “mashtruese“ në të gjitha nivelet, kryesisht datat 8 dhe 9. Përsa i përket jetës tuaj profesionale do të ndiheni të ngatërruar dhe të njëjtën shije do të kenë gjërat dhe në sferën profesionale. Bëni pak durim me kalimin e Marsit në shenjën tuaj do të bëheni më aktiv dhe me dinamik, gati të arrini qëllimet tuaja duke mposhtur konkurrencën.
Këshillë: Shmangni investimet dhe marrëveshjet me bankat.
PESHQIT
Këtë herë ju mbivlerësoni gjërat dhe humbisni masën, bëheni më kërkues ndaj të tjerëve dhe doni me çfarëdo mënyre të merrni atë që kërkoni dhe dëshironi. Arma juaj e vetme në këtë kërkim është “përralla”, por mos e teproni se pasojat do të rikthehen tek ju. Megjithatë bëhet fjalë për një javë mjaft e favorshme për ju artistët e shenjës. Fundi javës ofron mundësi unike për jetën tuaj sentimentale, do të përjetoni momente dashurie dhe lumturie pa menduar se si do të venë gjërat në vijim.
Këshillë: Shmangni marrëdhëniet dhe marrëveshjet e reja ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.