Java fillon me vështirësi në marrëdhëniet tona personale, në jetën sentimentale si dhe në bashkëpunimet financiare. Do të duhet të bëjmë ndryshime rrënjësore lidhur me to apo t‘u japim fund, prandaj tregohuni të kujdesshëm kryesisht deri të mërkurën. Prej 3 tetorit dhe gjatë gjithë muajit të jeni të përmbajtur në informacionet që do të merrni apo do të jepni. Nuk është nevoja të shuani kuriozitetin e të tjerëve dhe as të hyni në biseda që përfundojnë në thashetheme. Nga data 4 tetor marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë të tensionuara dhe për të përballuar vështirësitë që do të hasim në to është e domosdoshme të sillemi me takt dhe diplomaci. E diela është një ditë e vështirë, ndërsa të hënën në 7/10 lajme të papritura, anulime, vështirësi dhe nervozizmi kanë vendin e parë.
DASHI
Fillimi i javës ju sjell probleme në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet duke influencuar negativisht dhe në karrierën apo punën tuaj. Situata përmirësohet nga e enjtja, megjithatë do të ndiheni të tensionuar dhe gati të hyni në konflikte gjatë gjithë muajit. E vetmja rrugë për të arritur atje ku doni është diplomacia. Në sferën financiare paraqiten shanse dhe fitime. Mos u mposhtni përpara vështirësive që do të hasni në 7/10 kryesisht në fushën profesionale pasi shpejt do të gjeni zgjidhje për to.
DEMI
Fillimi i javës kërkon prej jush korrektësi në punë dhe shmangien e gabimeve me pasoja ligjore. Nga data 3 e muajit dhe për gjithë muajin, fillon për ju një periudhë ku ju jepet mundësia të përmirësoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet dhe të vini sa më afër me të dashurit tuaj. Megjithatë nuk do të mungojnë rastet ku njerëzit që do t’ju afrohen kanë një qëllim të caktuar apo duan dicka prej jush. Prej të premtes fillon një periudhë e ngarkuar në punë dhe në jetën tuaj të përditshme, prandaj organizoni mirë ditën duke e programuar atë. Mos humbisni kontrollin dhe gjakftohtësinë në datën 7 pasi mund të rrezikohen marrëdhëniet personale apo profesionale.
BINJAKËT
As ju nuk dini se çfarë doni në fillim të javës, por shumë shpejt gjërat ndryshojnë dhe ju do të gjeni formën duke ditur dhe kë drejtim duhet të merrni. E enjtja është pozitive për marrëdhëniet, bashkëpunimet si dhe për financat tuaja, mjafton që dhe ju të jeni të kujdesshëm duke u dhënë rëndësinë e duhur detajeve. Ju që jeni në kërkim të një pune do të keni mjaft shanse nga data 3 tetor, ndërsa të nesërmen në 4/10 fillon një periudhë mjaft interesante për jetën tuaj erotike. Dëshira, por dhe mundësia për të kaluar bukur dhe për t‘u argëtuar do të jetë e madhe. Flirti dhe dashuria do të jenë pjesë e jetës së përditshme, ndërkohë që do të ndiheni mjaft aktiv dhe krijues dhe në sferën profesionale.
GAFORRJA
Me vështirësi dhe probleme fillon java për ju si në ambientin familjar ashtu edhe në punë. Madje do të jeni shumë të preokupuar me çështjet profesionale dhe zhvillimin tuaj në këtë sferë. Nga data 3 gjendja juaj shpirtërore do të jetë mirë dhe idetë më krijuese dhe frytdhënëse. Do të vini afër me të dashurit tuaj dhe ju të interesuarit do të flirtoni apo do të keni shanse për një dashuri të re, por mos harroni se cdo gjë varet nga ne, nga mënyra se si i shikojmë gjërat. Fundi i javës dhe data 7/10 ka vështirësi dhe probleme si në punë ashtu dhe në familje, të cilat zgjidhen vetëm përmes dialogut. Mos bëni ndryshime gjatë kësaj jave dhe shmangni konfliktet.
LUANI
Programi ditor mund të jetë disi i ngarkuar dhe me vështirësi në fillim të javës, por kjo nuk është arsye për të krijuar probleme me kolegët. Megjithatë në vija të përgjithshme, në fushën profesionale hapen perspektiva të reja, që do të ndryshojnë situatën ekzistuese.Të enjten do të argëtoheni dhe do kaloni bukur me të dashurit tuaj. Nga data 3 dhe për gjithë muajin do të jeni të preokupuar me familjen dhe shtëpinë, ku nuk do të mungojnë shqetësimet dhe problemet që paraqiten papritur dhe në momentin e fundit. Në datën 7 vështirësitë dhe pengesat që do të hasni janë një sfidë për të gjetur mënyrën që do t’ju udhëheqë në fitore.
VIRGJËRESHA
Prej kësaj jave dhe në vazhdim do të jeni mjaft të komunikueshëm dhe në lëvizje të vazhdueshme duke krijuar situata të cilat do të jenë në favorin tuaj. Ekziston mundësia që të dilni jashtë programit tuaj dhe të krijohen shqetësime, por në këtë mënyrë do të detyroheni t’u përshtateni kushteve të reja, që në fakt do të jenë shumë rezultative për ju. Problemi juaj qëndron tek financat, të cilat kërkojnë prej jush një programim rigoroz, jo vetëm gjatë gjithë javës, por gjatë gjithë muajit do të thosha. Nuk do të mungojnë dhe tendencat për të bërë spastrime në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja.
PESHORJA
Pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë që do të hasni në fillim të javës, ju do të gjeni guximin dhe do të bëni hapa të mëdhenj të cilët do të udhëheqin në zgjidhjen e problemeve si në ambientin familjar ashtu dhe në fushën profesionale. Interes të veçantë paraqesin financat tuaja, të cilat do të kenë rritje dhe përmirësim prej të enjtes dhe gjatë gjithë muajit. Shmangni investimet dhe shpenzimet e tepërta në datën 7/10 dhe zgjidhni me qetësi dhe diplomaci problemet që do të lindin në fund të javës.
AKREPI
Fillimi i javës ka vështirësitë e veta, për disa mund të sjell një gjendje psikologjike jo dhe kaq të mirë, ndërsa për disa të tjerë momente pasionante në një lidhje të fshehtë. Prej të enjtes dhe gjatë gjithë muajit do të zgjidhni mjaft nga çështjet që ju preokupojnë dhe do të kapërceni pengesat e deritanishme, mjafton të kontolloni reagimet dhe sjelljen tuaj kryesisht në datën 7/10. Mos insistoni në mendimet tuaja, por tregohuni diplomat me qëllim që mos të dëmtoni marrëdhëniet tuaja në punë apo në familje.Në sferën financiare do të keni rritje, zhvillim dhe ndihmë. Kujdesuni për shëndetin dhe mënjanoni stresin i cili do të jetë më i theksuar nga e premtja dhe në vijim.
SHIGJETARI
Është një periudhë mjaft sociale për ju, e cila do tju ndihmojë të promovoni qëllimet dhe planet tuaja përmes njohjeve dhe miqve që keni. Madje një lëvizje e studiuar mund t’ju sjellë përfitime në datën 1 tetor, pavarësisht se fillimi i javës është pak i vështirë për të gjithë. Të enjten situata është mjaft pozitive për ju, mjafton që optimizmi i tepërt të mos ju udhëheq në gabime. Në punë është e domosdoshme të bëheni më praktikë për zgjidhjen e problemeve që do të shfaqen, ndërsa përsa i përket shëndetit tuaj është momenti të bëni një kontroll mjekësor në qoftë se keni shqetësime.
BRICJAPI
Të preokupuar me çështjet profesionale dhe biznesin tuaj ju gjen kjo javë. Do të bëheni mjaft ambicioz dhe do të doni të dilni të fituar ndaj antagonizmit, diçka që me të vërtetë do të arrini. Fillimi i javës ju vendos disa vështirësi për t’ju kujtuar se ku keni arritur deri tani. Në fund të javës ndoshta do të ndiheni të lodhur dhe në datën 7 pak të hidhëruar ndaj situatave që do të hasni, por me lëvizje të zgjuara shumë shpejt gjithçka rregullohet. Kujdesuni për shëndetin dhe gjeni kohën për t‘u çlodhur në fund të javës.
UJORI
Prej kësaj jave dhe kryesisht nga 3/10 vëmendja juaj është e përqëndruar në çështjet profesionale dhe në biznesin tuaj duke vendosur qëllime më realiste këtë herë. Kalimi i Marsit në shënjën miqësore për ju të peshores, ju frymëzon për plane afatgjatë dhe ju orienton lidhur me drejtimin që doni të merrni në punë apo në jetë në përgjithësi. Mundësia për udhëtime, edhe pse për arsye pune, është e madhe. Vendosni një ekuilibër midis familjes dhe punës pa krijuar boshllëqe apo probleme në asnjë prej tyre dhe kryesisht kujdesuni për imazhin tuaj në punë rreth datës 7/10 duke mos hyrë në debate apo konflikte.
PESHQIT
Mendime të ndryshme lidhur me shumë fusha të jetës do t’ju preokupojnë prej kësaj jave, por kryesisht më të preokupuar do të jeni me marrëdhëniet dhe me financat tuaja. Me organizim të mirë dhe punë shumë gjëra mund të arrini dhe në qoftë se keni nevojë për ndihmën apo mbështetjen e një njeriu me pozitë mirë do të ishte ta kërkoni pas datës 7/10. Për sa i përket sferës ekonomike shumë gjëra do të zgjidhen dhe do të vendosen në vijë nga data 4 dhe në vijim, mjafton që ju të mos shpërdoroni paratë. Një lajm i papritur rreth datës 7/10 ju vendos në mendime për të hetuar, rishikuar dhe ndryshuar planet që keni. Një udhëtim apo disa probleme në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja mund të dalin rreth datës që përmenda më lartë. /revistawho.com