Java është e pasur me ngjarje dhe zhvillimin e tyre si në fushën ekonomike ashtu dhe në atë politike. Fillimi i saj, kryesisht deri të mërkurën është mjaft i vështirë, ndërsa nga e enjtja situata zbutet dhe në fund të javës përmirësohet akoma më shumë. Fundi i javës është romantik, por dhe i përshtatshëm për biseda mjafton të qëndrojmë afër realitetit dhe të dimë se çfarë kërkojmë. Çështje që na preokuponin në të kaluarën ka mundësi të gjejnë zgjidhje, ndërsa projekte apo plane të reja mund të hasin pengesa për momentin. Deri të mërkurën mirë është të shmangim konfliktet dhe kontradiktat, ndërsa nga e enjtja mund të organizojmë më mirë programin tonë. Në fund të javës mund të realizojmë një ëndërr që dëshirojmë shumë dhe jemi përpjekur për të. Gjatë kësaj jave mirë është të mbajmë disa gjëra për vete pa qënë nevoja t’i ndajmë me të tjerët. Fillimi i javës vështirëson më shumë përfaqësuesit e Bricjapit, Peshores, Gaforres dhe Dashit dhe veçanërisht të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë. E enjtja dhe e premtja favorizon më shumë përfaqësuesit e shenjës së Akrepit, të Peshqve dhe të Gaforres ,veçanërisht të lindurit në mes të shenjës apo më mirë të dhjetëditëshit të dytë.
DASHI
Me vështirësi fillon java për ju dhe ndoshta do të ndjeni dobësi në trajtimin e situatave apo të problemeve që do të lindin. Mos harroni se problemet zgjidhen me diplomaci dhe strategji. Ndoshta është e domosdoshme të bëni disa ndryshime si në fushën profesionale ashtu dhe në ambientin familjar. Nga e enjtja promovoni planet tuaja. Në jetën sentimentale një person nga e kaluara do të rishfaqet, ndërkohë që nuk do të mungojnë flirti apo një lidhje e fshehtë dashurie. Në fund të javës vendosni një program dhe zgjidhni disa nga çështjet që ju preokuponin dhe në të kaluarën duke u mbështetur njëkohësisht në ndihmën që ju ofrohet.
Këshillë: Mos bëni të njohura gjithë planet apo projektet që keni.
DEMI
Në fillim të javës është e domosdoshme të jeni sa më korrekt dhe të mos bëni gabime, të cilat mund t’ju kushtojnë nga ana ligjore. Jeta juaj e përditshme dhe programi ditor do të jenë të ngarkuara dhe plot pretendime prandaj është e domosdoshme të kujdeseni për regjimin tuaj, ushqimin dhe gjumin. Nga e enjtja do të ndiheni mjaft mirë dhe do të keni ndihmën e duhur në promovimin e karrierës. Fundi i javës është i këndshëm dhe ju jep mundësinë të bëni një udhëtim të bukur, i cili do t’ju ndihmojë të ripërtëriheni dhe të vini sa më afër me të dashurit.
Këshillë: Me informacionet që do të keni dhe konkluzionet që do të nxirrni mund të veproni.
BINJAKËT
Nga ana psikologjike nuk jeni dhe në formë të shkëlqyer, të njëjtën gjë do të thosha dhe për financat tuaja. Një fazë është dhe së shpejti do të kaloj, prandaj vendosni fokus në rishikimin dhe në një organizim më të mirë të jetës suaj. Mos bëni shpenzime të tepërta, pasi boshllëqet që ndjeni për momentin nuk mbushen në këtë mënyrë. Gjatë kësaj jave, kryesisht në pjesën e dytë të saj, do të keni dhe ndihmën e të tjerëve dhe të bashkëpuntorëve tuaj. Nuk do të mungojnë shanset për punë apo për promovimin e saj.Në fund të javës bëni ndryshime në shtëpi, të cilat do të lehtësojnë apo do të bëjnë më të bukur jetën tuaj.
Këshillë: Organizoni sa më mirë jetën e përditshme duke u u kujdesur dhe për shëndetin tuaj.
GAFORRJA
Fillimi i javës sjell vështirësi për ju në lidhje me marrëdhëniet personale dhe profesionale. Shmangni konfliktet, kontradiktat dhe ndërhyrjet deri të enjten, përdorni diplomacinë dhe veproni me strategji në zgjidhjen e problemeve që do të shfaqen.Fundi i javës, prej të premtes, është mjaft premtues për ju dhe për jetën tuaj personale dhe sentimentale. Do të kaloni momente të bukura, do të flirtoni dhe do të dashuroheni. Një njohje që do të bëni gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet në një lidhje serioze.
Këshillë: Përfitoni nga fundi i javës për të kaluar sa më bukur me të dashurit dhe harroni për pak gjithçka që ju preokupon.
LUANI
Me vështirësi, pengesa dhe tension në punë fillon java. Shmangni keqkuptimet si pasojë e një komunikimi jo të mirë dhe përpiquni të përmirësoni kushtet e jetës së përditshme me qëllim që të jeni sa më rezultativ. Nga e enjtja favorizohen ato që doni të realizoni dhe ju do të ndiheni më mirë.Financat do të përmirësohen për momentin dhe fundi i javës krijon kushte mjaft të mira për jetën tuaj personale dhe erotike.
Këshillë: Bëni ndryshimet që doni në shtëpi në fund të javës dhe po qe nevoja kërkoni dhe ndihmën e miqve tuaj.
VIRGJËRESHA
Fillimi i javës kërkon të jeni të kujdesshëm dhe të përmbajtur në fushën ekonomike. Problemet që mund të lindin me fëmijët apo në jetën tuaj personale zgjidhen me qetësi. Nga e enjtja situata përmirësohet mjaft për ju dhe fundi i javës sjell shanse, si në fushën profesionale ashtu dhe në jetën tuaj personale dhe erotike. Do të ndjeni nevojën të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja, të cilat do të jenë më të ekzagjeruara se zakonisht. Ftesat dhe takimet në fund të javës krijojnë kushtet për krijimin e një marrëdhënieje. Kapituj të së kaluarës ndoshta nuk janë mbyllur akoma.
Këshillë: Bisedat në fund të javës paraqisin vështirësi, por njëkohësisht mund të japin zgjidhje për çështje që ju preokuponin dhe vazhdojnë t’ju preokupojnë.
PESHORJA
Fillimi i javës vjen bashkë me disa vështirësi, të cilat nuk janë të tanishme dhe ju mundojnë për një kohë të gjatë. Ky fakt në kombinim dhe me vështirësitë ekonomike që paraqiten ndikojnë negativisht dhe në psikologjinë tuaj. Nga e premtja do të gjeni rrugëzgjidhje dhe do të paraqiten shanse për financat dhe punën tuaj.
Këshillë: Përfitoni nga fundi i javës duke bërë kontakte dhe biseda me qëllim zgjidhjen e çështjeve që ju preokupojnë.
AKREPI
Të tensionuar dhe të stresuar ju gjen fillimi i javës. Një javë plot aktivitet dhe lëvizje për zgjidhjen e çështjeve që ju preokupojnë dhe që keni lënë pezull, gjatë së cilës nuk do të mungojnë problemet me punonjësit, bashkëpuntorët apo eprorët. Prej të premtes do të gjeni zgjidhje lidhur me to apo do t’i lëni pak mënjanë pasi ditët favorizojnë jetën tuaj personale dhe erotike. Do të kaloni momente fantastike në treditëshin e fundit të javës dhe disa prej jush do të takojnë një dashuri të re.
Këshillë: Me ndihmën e një miku, në fund të javës, mund të zgjidhni ato që ju preokupojnë, ndoshta dhe probleme ekonomike.
SHIGJETARI
Fillimi i javës kërkon prej jush të jeni të kujdesshëm në fushën financiare. Ndoshta do të stresoheni në këtë drejtim dhe do të bëni bisedime lidhur me të në fund të javës ku aty mund të gjeni dhe zgjidhje. Nga e enjtja gjeni kohën për tu çlodhur dhe ëndërruar. Momente të bukura do të kaloni me familjen tuaj dhe do të keni dhe ndihmën e saj.
Këshillë:Kaloni fundin e javës në intimitet, larg zhurmës dhe jetës sociale.
BRICJAPI
Vështirësi, pengesa dhe probleme do të shfaqen që në fillim të javës. Mos lejoni stresin apo tensionin që do të ndjeni të ndikojnë në sjelljen tuaj. Konfliktet dhe kontradiktat mund të kenë pasoja prandaj preferoni diplomacinë dhe strategjinë, veçanërisht me eprorët tuaj. Të gjitha këto, ndoshta dhe të tjera do t’i zgjidhni në fund të javës përmes bisedës që do të keni me një mikun tuaj, i cili është i gatshëm t’ju ndihmojë. Gjithsesi situata përmirësohet shumë prej të premtes duke favorizuar dhe jetën tuaj personale dhe erotike. Miq dhe persona nga e kaluara do të rishfaqen.
Këshillë: Përfitoni nga favorizimi që do të keni në pjesën e dytë të javës për të kaluar bukur dhe për të zgjeruar rrjetin social.
UJORI
Fillimi i javës nuk ju gjen në formë të mirë. Të ngarkuar, të stresuar dhe ndoshta të rënë psikologjikisht do të reagoni negativisht në situatat që paraqiten. Periudha është kalimtare dhe nuk është nevoja të mendoni negativisht. Kujdesuni për shëndetin dhe përqëndrohuni në jetën tuaj personale. Nga e enjtja gjërat marrin drejtim pozitiv dhe do të keni ndihmën që ju duhet në fushën profesionale dhe në atë financiare. Fundi i javës është mjaft premtues për jetën tuaj personale dhe erotike.
Këshillë: Fobitë janë armiku juaj kryesor gjatë kësaj periudhe.
PESHQIT
Në qoftë se do të udhëhiqeni nga fjala e urtë popullore “I zoti e nxjerr vetë gomarin nga balta” gjërat do të shkojnë mirë për ju. Mos u mbështesni në situata apo persona që nuk kanë se cfarë t’ju ofrojnë dhe përqëndrohuni në karrierën tuaj jo me fjalë, por me vepra dhe me rezultate të dukshme, pasi vetëm në këtë mënyrë do të dilni të fituar.Në fushën ekonomike shmangni shpenzimet e tepërta. Java ju favorizon veçanërisht prej të premtes dhe një nga ëndrrat tuaja mund të bëhet realitet. Fusha profesionale dhe jeta familjare favorizohen në fund të javës. Gjithsesi të enjten dhe të premten ëndërroni, fluturoni, dashuroni, me pak fjaë kaloni bukur.
Këshillë: Bëni një urim në datën 9/11 dhe ndoshta plotësohet. /revistawho.com