Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Parashikimi i yjeve për javën 5 deri në 11 gusht

05/08/2019
in Horoskopi
Reading Time: 4 mins read
A A
Parashikimi i yjeve për javën 5 deri në 11 gusht

Kjo javë është shumë favorizuese dhe plot fat për të gjithë dhe në të gjitha drejtimet. Gjatë saj do të ndihemi mjaft mirë, plot optimizëm dhe do të kalojmë bukur duke shijuar momente të veçanta me të dashurit tanë. Jeta jonë sentimentale si dhe financat do të jenë veçanërisht të favorizuara dhe njëkohësisht do të kemi mundësinë të gjejmë zgjidhje për ato gjëra që na shqetësojnë. Le të përfitojmë nga kjo periudhë për zhvillimin dhe përparimin tonë, duke mos u mjaftuar vetëm me faktin se ndihemi dhe kalojmë bukur.





DASHI
Kjo javë është mjaft favorizuese për ju dhe ju sjell fat dhe shanse si në jetën tuaj personale, ashtu dhe në biznes apo fushën profesionale në përgjithësi. Do të ndiheni mjaft entuziastë dhe optimistë dhe atmosfera do të jetë shumë e gëzuar për ju. Shumë prej jush do të gjeni dashurinë që kërkoni, ndërsa të tjerë do të vendosni për një bashkëjetesë, apo një dasmë. Është momenti të bëni një udhëtim të bukur gjatë kësaj jave.

DEMI
Kjo javë ju favorizon kryesisht në zgjidhjen e problemeve familjare që mund të keni. Është momenti të përfitoni për të rregulluar çështje që kanë të bëjnë me pronën apo pasurinë e patundshme dhe ta shfrytëzoni sa më mirë atë. Ana juaj psikologjike do të jetë e mirë, diçka që do ju ndihmojë të bëni shumë gjëra gjatë kësaj periudhe.


BINJAKËT
Favorizimi i javës për ju do të jetë në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Kjo periudhë ju ofron shanse unike për krijimin e çdo lloj marrëdhënieje, personale apo profesionale. Një flirt mund të marrë përmasat e një dashurie apo të një lidhjeje serioze. Pranoni ftesat që do të keni sepse diku aty mund të takoni personin që ju intereson.

GAFORRJA
Shanse unike ju ofron kjo javë në sferën profesionale dhe bën më të këndshme jetën tuaj të përditshme duke ju dhënë njëkohësisht zgjidhje për ato çështje që shqetësojnë. Përfitoni nga periudha për rritjen e të ardhurave nga puna, por edhe nga shitjet dhe blerjet që doni, apo keni ndërmend të bëni. Përmirësoni programin tuaj ditor dhe kujdesuni për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme.

LUANI
Është një javë mjaft e bukur për ju plot me fat dhe gëzim. Do të kaloni shumë këndshëm me të dashurit tuaj dhe do të merrni gëzime prej fëmijëve. Mos harroni se java është e mrekullueshme për përfundimin apo paraqitjen e një krijimtarie, apo të një vepre që jeni duke punuar. Provoni fatin pa shpenzuar sasi të mëdha. Jeta sentimentale do të jetë shumë e bukur dhe me shanse unike për të takuar dashurinë.

VIRGJËRESHA
Përmirësoni jetën tuaj dhe rregulloni, apo jepini drejtim çështjeve që kanë të bëjnë me shtëpinë apo familjen tuaj. Do të keni mundësinë të ripërtërini psikologjinë duke kaluar bukur në intimitet me pak miq, apo të dashurit tuaj larg zhurmës dhe ambienteve publike. Relaksohuni dhe mendoni pozitivisht dhe me optimizëm, pasi do të gjeni zgjidhjet që kërkoni për përmirësimin e financave tuaja.

PESHORJA
Kjo javë është e mrekullueshme për zgjerimin e rrjetit social, i cili do të ndihmojë në promovimin e projekteve tuaja. Prandaj është momenti të veproni, të diskutoni, të kontaktoni, të vizitoni dhe të udhëtoni, pasi do të merrni kënaqësi dhe rezultatet që dëshironi. Periudha është mjaft favorizuese dhe për jetën tuaj personale, diku aty mes miqve përmes kontakteve që do të keni do të gjeni dhe personin që nuk do t’ju lerë aspak indiferent.

AKREPI
Kjo javë ju ofron favorizim dhe shanse unike në financat tuaja. Erdhi momenti të shpërbleheni dhe të përfitoni nga biznesi apo nga bashkëpunimet që keni bërë. Ekziston mundësia të krijoni bashkëpunime të reja shumë frytdhënëse për financat tuaja. Gjithsesi fati është me ju.

SHIGJETARI
Erdhi momenti për zhvillimin dhe përparimin tuaj në çdo drejtim. Kjo javë ju ofron shanse unike, si për jetën tuaj personale, ashtu dhe për biznesin apo karrierën. Projektet dhe planet e deritanishme do të marrin formë, ndërsa në fushën sentimentale do të takoni dashurinë apo personin me të cilin do të kaloni bashkë jetën. Fati është me ju dhe një udhëtim i bukur do t’ju japë gëzim.

BRICJAPI
Kjo javë ju jep mundësinë të rregulloni apo të zgjidhni disa nga çështjet tuaja ekonomike që ju preokupojnë. Në të njëjtën kohë favorizoheni dhe në jetën tuaj personale, ku krijohen mundësitë për një lidhje serioze aty ku nuk e prisni. Kontakte dhe biseda intime do të keni lidhur me financat tuaja. Përfitoni nga java dhe bëni ato që dëshironi gjatë saj.

UJORI
Është momenti të ristabilizoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, që deri tani ishin tronditur dhe kanë kaluar probleme. Java premton shanse unike për të krijuar marrëdhënie apo bashkëpunime për ju të interesuarit e shenjës. Prandaj është momenti të dilni me miqtë tuaj, të cilët do ju ndihmojnë në çdo drejtim. Java ju ofron ndjenja të bukura si zgjidhje për ato gjëra që ju preokupojnë.

PESHQIT
Jeni duke kaluar një periudhë unike përsa i përket bisnezit apo karrierës suaj. Vërtet jemi në periudhë pushimesh, por do t’ju këshilloja të mos lini pas dore punën tuaj, e cila tani ka shanse të mëdha. Imazhi juaj social është mjaft pozitiv dhe me lehtësi mund të komunikoni tek të tjerët ato që dëshironi. Është java më e përshtatshme për promovimin e karrierës suaj. /revistawho.com

Tags: horoskopiKrisanthi KalogeriParashikimi i yjeve
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Gigi Hadid në një lidhje të re, ja kush është djali fatlum

Gigi Hadid në një lidhje të re, ja kush është djali fatlum








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera