Kjo javë sidomos nga e hëna 9/4 deri të premten 13/4, është një javë e qetë por njëkohësisht me perspektiva të shkëlqyera në sferën erotike, profesionale dhe financiare. Shfrytëzoni mundësitë që ju jep kjo javë atje ku dëshironi apo atje ku ju mendoni se keni më shumë nevojë. Një nga elementët kyç të këtij muaji është Hëna e Re në 16 prill në shenjën e Dashit dhe ndikon kryesisht përfaqësuesit e Dashit, Peshores, Bricjapit, Gaforres, Luanit dhe Shigjetarit të lindur në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Hëna e Re në lidhje të ngushtë me Uranin dhe në kombinim me planetet e tjerë jep ndjenja apo emocione të forta nëpërmjet të cilave do të përjetoni ngjarje të papritura apo të paparashikueshme, të cilat do të na destabilizojnë ose do të na forcojnë duke na udhëhequr në fillime të reja. Me pak fjalë Hëna e Re sjell rinovim nëpërmjet ndryshimeve të papritura. Më në fund Mërkuri mbaron kursin e tij retrogradë dhe komunikimi dhe jeta e përditshme rrjedhin pa pengesa.
DASHI
Kjo javë është mjaft pozitive për ju për arritjen e qëllimeve tuaja profesionale dhe për rritjen e të ardhurave financiare sidomos 11/4. Skena ka filluar të ndryshoj dhe të bëhet më pozitive pavarësisht nga pengesat që mund të hasni në 14 dhe 15 prill. Nga e diela, ju të dhjetëditëshit të parë, do të gjeni një farë qetësie. Hëna e Re në 16/4 në shenjën tuaj sjell rinovimin në të gjitha fushat sidomos për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Fillime të reja vijnë për ju në sferën personale dhe profesionale me projekte dhe iniciativa që do t’ju ndihmojnë të hapni dhe pse jo një kapitull të ri në jetën tuaj. Në fushën sentimentale marrëdhëniet ekzistuese mund të tronditen, ndërsa ju beqarët e shenjës do të krijoni një lidhje me pasion dhe me rrethana dhe elemente jo dhe kaq të zakonshme.
DEMI
Gjatë kësaj jave do të ndiheni mjaft mirë, psikologjia juaj do të ndryshoj pozitivisht, pasi çështje që lidhen me punën apo shëndetin tuaj marrin rrugëzgjidhje, hapen horizontet dhe rritet entuziazmi. Një udhëtim është mirë të bëni këtë javë, në qoftë se ju jepet mundësia. Ndryshimet ju trokasin në derë, sidomos juve të ditëve të para të shenjës, prandaj bëhuni gati: bëni plane dhe projekte, mbillni farën për ndryshimet që do të vijojnë dhe do t’ju nxjerrin nga rutina, që në fakt ju pëlqen. Mirë është që këto plane t’i mbani për vete dhe të mos t’i bëni të njohura tek të tjerët. Shfrytëzoni ndihmën apo informacionet që mund të keni nga njerëz me pozitë.
BINJAKËT
Gjatë kësaj jave ju jepet mundësia të krijoni një lidhje të fshehtë qe mund të marr përmasa që ju nuk i prisni. Njëkohësisht dhe në sferën financiare mund të keni të ardhura nga burime të padeklaruara apo që ju i mbani të fshehura dhe mirë bëni që i mbani të fshehura. Të enjten mbase gjërat nuk do të shkojnë si i keni programuar, por nuk ka arsye shqetësimi. Gjatë kësaj periudhe mund të keni ndihmë nga njerëz me pozitë, sidomos të premten. Hëna e Re në 16/4 me Mërkurin, guvernatorin tuaj tashmë të ketë mbaruar kursin e tij retrogradë, favorizojnë planet dhe projektet e reja. Në sferën e marrëdhënieve shoqërore mund të bëni një spastrim të fundit, por gjithsesi do të krijoni miq të rinj nëpërmjet interesave dhe veprimtarive të reja.
GAFORRJA
Gjatë kësaj jave përsa i përket çështjeve tuaja profesionale do të keni ndihmën e miqve dhe mirë është të mbështeteni tek ata dhe të keni besim. Në sferën sentimentale gjërat janë pozitive, mund të merrni vendime serioze për lidhjen tuaj, ndërsa për ju beqarët mund të gjeni të dashurin/ën në ambientin miqësor. Hëna e Re në shenjën e Dashit është një sfidë për fillime të reja në biznesin apo karrierën tuaj, kryesisht për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Disa nga ju që do të merrni risk në këtë drejtim do të njihni suksese dhe do të keni përfitime në jetën tuaj profesionale. Natyrisht disa prej jush mund të jetoni situata të papritura dhe të pakëndëshme siç mund të jenë ndarja ose fundi i një bashkëpunimi.
LUANI
Gjatë kësaj periudhe, sidomos nga e hëna deri të premten, jeni të përkushtuar në biznesin dhe në punën tuaj të cilat ju shpërblejnë me suksese dhe rritje të të ardhurave ekonomike. Në sferën sentimentale ekziston mundësia të gjeni dashurinë në ambientin e punës, madje me dikë që ka një pozitë sociale më të lartë se ju. Hëna e Re në 16/4 sjell ndryshime në vija të përgjithshme pozitive dhe favorizon fillime të reja që mund të kenë të bëjnë me bashkëpunime me jashtë shtetit, me studime, me veprimtari intelektuale dhe fillimin e një hobi të ri veçanërisht për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Njëkohësisht shumë prej jush favorizoheni në krijimin e një lidhjeje të re.
VIRGJËRESHA
Me Venusin në shenjën e Demit dhe Marsin në shenjën e Bricjapit ambienti është shumë erotik dhe krijon veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës kushte ideale për jetën tuaj sentimentale. Nuk përjashtohet mundësia që të bëni një udhëtim me të dashurin apo të dashurën tuaj për arsye profesionale ose të bëni një njohje gjatë një udhëtimi, gjithsesi do të kaloni bukur duke kombinuar punën dhe kënaqësinë. Me Hënën e Re në 16/4 dhe ndryshimet apo transformimet e saj mund të ndiheni pak të bllokuar, por duhet të dini se do të jetë një shtytje për fillime të reja dhe plane të reja për përmirësimin e financave tuaja.
PESHORJA
Këtë javë mund të vendosni një ekuilibër në marrëdhëniet tuaja personale apo në çështjet familjare që ju shqetësonin. Përsa i përket financave tuaja ato janë shumë të favorizuara dhe mund të merrni një ndihmë apo të rregulloni detyrime ekonomike që kanë të bëjnë me banka, tatime apo një partner. Në fund të javës, me mbarimin e kursit retrogradë të Mërkurit, komunikimi gjen ritmet normale, ndërsa Hëna e Re në 16/4 përballë jush në shenjën e Dashit, teston marrëdhëniet për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Ato ekzistuese mund të tronditen dhe marrëdhënie të reja mund të lindin që do të jenë burimi dhe frymëzimi i një fillimi të ri.
AKREPI
Kaloni një periudhë shumë të favorshme përsa i përket marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por edhe jetës tuaj sentimentale prandaj dilni, pranoni ftesat që ju bëjnë dhe shfrytëzoni mundësitë që ju jepen në këtë drejtim. Të njëjtin favorizim kanë dhe financat tuaja dhe do të bëni marrëveshje që do t’ju sjellin fitime të kënaqshme tani apo në të ardhmen. Hëna e Re në 16/4 mund t’ju sjell përballë me situata që nuk i prisni, që mund t’ju befasojnë në ambientin e punës dhe të detyroheni të bëni disa ndryshime, por kjo nuk do t’ju nxjerr ju nga objektivat dhe realizimi i tyre lidhur me biznesin apo punën tuaj. Komunikimi në punë tashmë më i mirë ju krijon mundësi për një riorganizim.
SHIGJETARI
Jeta juaj e përditshme dhe ambienti i punës bëhen akoma më të këndshme. Favorizim dhe përmirësim do të keni dhe në sferën ekonomike, por kjo nuk do të thotë se ju u çliruat përfundimisht nga ky ankth, prandaj mirë është të menaxhoni saktë financat tuaja dhe të mos bëni shpenzime të tepruara nën ndikimin e optimizmit që ju karakterizon. Keni dhe ndihmën e miqve përsa i përket çështjeve të punës dhe çështjeve ekonomike. Në fund të javës, me Mërkurin pasi të ketë mbaruar kursin e tij retrogradë, marrëdhëniet bëhen më të mira dhe keqkuptimet marrin fund. Hëna e Re në 16/4, në shtëpinë tuaj të pestë, ndryshon situatën dhe sjell rinovim të ndjenjave tuaja erotike, madje disa prej jush, kryesisht të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës do të jetojnë dashurinë me shikimin e parë.
BRICJAPI
Gjërat do të fillojnë të gjejnë ekuilibrin e tyre dhe kjo javë për ju është mjaft erotike. Venusi në shenjën e Demit dhe në shtëpinë tuaj të pestë luan rol kryesor në jetën tuaj sentimentale dhe ju ofron mundësinë për argëtim, dëfrim dhe dashuri, që ju keni nevojë në këtë periudhë. Favorizim do të keni edhe në çështjet lidhur me fëmijët tuaj, do të krenoheni me rezultatet e tyre apo do të lumturoheni prej tyre. Hëna e Re në 16/4 do të trazoj edhe njëherë paqen në familjen tuaj, por këtë herë juve të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Ndryshime të papritura në mjedisin tuaj familjar ju detyrojnë të bëni fillime të reja me disa prej jush (secili për arsye të tij) madje të ndryshoni edhe shtëpi.
UJORI
Java fillon me preokupime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me punën, por nuk jeni dhe aq të zellshëm në ketë drejtim tani, pasi ju gjeni ngrohtësinë dhe dashurinë në ambientin familjar. Disa prej jush madje mund të jenë të angazhuar me rinovimin apo me dekorimin e shtëpisë. Megjithatë do të thosha se biznesi apo karriera juaj përparojnë pozitivisht, thjesht mirë është të balanconi kohën mes familjes dhe punës. Hëna e Re në 16/4 është në lidhje të ngushtë me guvernatorin tuaj dhe ndryshon të dhënat, sidomos për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës, duke sjellë plane të reja, fillime të reja por dhe njohje apo marrëdhënie fatale.
PESHQIT
Kjo javë ka të gjtha kushtet që ju të hipni ca shkallë në fushën e karrierës ose të vendosni baza më të forta lidhur me këtë drejtim. Kaloni një periudhë pozitive dhe në fushën senttimentale jeni mjaft të komunikushëm dhe merrni pjesë në veprimtari intelektuale, kaloni momente të bukura me miqtë tuaj dhe disa prej jush mund të bëni një udhëtim të shkurtër dhe të këndshëm. Përmirësime do të keni dhe në fushën ekonomike gjatë javës, por Hëna e Re në 16/4 vendos fokus në financat tuaja dhe mund t’ju sjell çështje të papritura që do t’ju shqetësojnë pak, por gjithsesi ju do të bëni një organizim të ri në menaxhimin e financave tuaja, duke shmangur riskun e tepruar dhe aktivitetet e “rrezikshme” dhe brenda javës që vjen do të gjeni zgjidhje.
P.S. Mirë është që përveç shenjës suaj të lexoni dhe shenjën e Horoskopit, përshembull: Ju keni lindur në 4/ 5/1980 në orën 18:00 në Tiranë ju jeni përfaqësues të shenjës së Demit dhe Horoskopi juaj është Peshorja, pra ju duhet të lexoni Demin dhe Peshoren.