Kjo javë në vija të përgjithshme është mjaft e mirë dhe veçanërisht nga mërkura deri të premten paraqiten shanse në sferën financiare si dhe në sferat e tjera të jetës. Përfitoni nga këto ditë dhe realizoni ëndrrat dhe dëshirat tuaja.
DASHI
Jeni të ndikuar nga bisedat me miqtë apo nga vetë jeta e përditshme, të cilat janë burimi i ideve dhe mendimeve për të bërë ndryshime, por akoma nuk mund të bëhen realitet sepse nuk kanë stabilitet. Nuk është nevoja të merrni vendime pasi jeni në një fazë përgatitore deri në korrik. Shfrytëzoni shanset që paraqiten në sferën financiare dhe përpiquni të zgjidhni çështjet familjare dhe profesionale duke vendosur një ekuilibër mes tyre.
DEMI
Java është mjaft premtuese për ju prej të mërkurës deri të premten. Do të keni mundësinë të kontaktoni njerëz të rëndësishëm, të cilët do t’ju mbështesin apo do të ndihmojnë në realizimin e planeve tuaja. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës që jeni në fazë ndryshimesh mos u nxitoni të veproni në këtë moment, pasi do të paraqiten situata më të përshtatshme në vijim.
BINJAKËT
Gjatë kësaj jave do të keni mbështetje në momentin e duhur dhe nga persona të përshtatshëm, mjafton që dhe ju të bëni lëvizjet e duhura. Konkluzionet e bisedave që do të keni me miqtë apo njerëzit e familjes janë të parealizueshme për momentin, ndaj tregohuni të duruar.
GAFORRJA
Kontakte me persona të rëndësishëm, të cilët do të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në karrierën apo biznesin tuaj, do të keni gjatë kësaj jave. Kujdes duhet të tregoni në menaxhimin e financave dhe të shmangni negociatat për periudhën në vijim. Në jetën sentimentale paraqiten shanse për marrëdhënie serioze dhe me perspektivë.
LUANI
Mbështetjen e bashkëpunëtorëve apo të eprorëve do të keni gjatë kësaj jave dhe si rezultat zhvillimin dhe përparimin tuaj në fushën profesionale. Organizoni mirë punën pa qenë maniak dhe shmangni nervozizmin. Kujdesuni për shëndetin dhe gjeni kohën për t’u çlodhur. Prapaskenat nuk do të mungojnë, por ju nuk duhet t’i ushqeni.
VIRGJËRESHA
Shanse unike paraqiten në fushën profesionale dhe kontakte me njerëz të rëndësishëm që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Gjatë periudhës që vijon do të preokupoheni shumë me veten tuaj duke bërë një rishikim endoskopik, por edhe duke u marrë me paraqitjen dhe imazhin tuaj në përgjithësi. Megjithatë ky nuk është momenti që t’i jepni më shumë rëndësi se sa duhet pamjes suaj. Harmonizoni marrëdhëniet me njerëzit e afërt.
PESHORJA
Një vend më i mirë pune apo një post me përgjegjësi ju pret gjatë kësaj jave. Periudha është e përshtatshme për realizimin e disa prej ëndrrave dhe dëshirave tuaja. Përfitoni nga shanset që paraqiten. Kujdes duhet të tregoni në mënyrën se si i perceptoni apo i vlerësoni situatat gjatë periudhës që vijon. Përpiquni të jeni sa më objektiv.
AKREPI
Persona të rinj paraqiten në jetën tuaj dhe kontribuojnë në ndryshimet që jeni duke bërë si në jetën personale, ashtu dhe në atë profesionale. Ekziston mundësia që disa nga ju të bëjnë një njohje gjatë një udhëtimi. Flirti dhe dashuria kanë një vend të konsiderueshëm gjatë kësaj jave në jetën tuaj. Për ju që jeni prindër, është momenti të rregulloni çështjet në lidhje me fëmijët tuaj.
SHIGJETARI
Zhvillim dhe përparim premton java në fushën profesionale, ndërkohë që dhe jeta juaj e përditshme bëhet më interesante dhe më e këndshme. Megjithatë vendimet serioze lidhur me planet tuaja profesionale mirë është t’i merrni në fund të gushtit. Përqëndrohuni në sferën financiare që është më problematike për sivjet.
BRICJAPI
Kushte për zhvillim në të gjitha sferat e jetës krijon për ju kjo javë. Suksese apo rritje në përgjegjësi premton në fushën profesionale, ndërsa në jetën sentimentale një lidhje erotike ka gjithë perspektivat që të krijohet. Organizojini më mirë dhe bëni një programim të financave tuaja.
UJORI
Mjaft pozitive janë për ju gjërat në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve dhe kjo javë premton për ju ndihmë dhe fitime reciproke nga të dyja palët. Me të dashurit tuaj do të vini më afër, madje duke gjetur dhe interesa të përbashkëta që do të bëjnë rutinën tuaj më interesante. Në sferën ekonomike paraqiten shanse, por nuk bëhet fjalë për investime dhe lëvizje të mëdha.
PESHQIT
Lajme të mira dhe të dhëna që do t’ju ndihmojnë do të keni nga bashkëpunëtorët tuaj. Megjithatë informacionet që do të keni mirë është që t’i kaloni nga filtri dhe të jeni më objektiv në gjykimin tuaj në lidhje me ato. Fati do të jetë me ju dhe do të keni mjaft zhvillime pozitive si në fushën profesionale, ashtu dhe jetën sentimentale, por duhet të jeni sa më realist dhe objektiv në planet, pretendimet apo kërkesat tuaja. Erdhi momenti të planifikoni pushimet apo të shkoni të pushoni. /revistawho.com