PS :Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.
Jemi nën ndikimin e Hënës së plotë të 25 shtatorit, e cila është e vështirë, duke ndikuar negativisht kryesisht në psikologjinë tonë dhe njëkohësisht duke ndërlikuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tona. Ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Dashit, Peshores, Gaforres dhe Bricjapit të lindur në ditët e para të shenjës. Për ndikimin e saj në të gjitha shenjat kam folur hollësisht në parashikimet e javës së kaluar, ju të interesuarit mund të lexoni edhe ato. Kështu që ne mund të ndihemi të lodhur dhe disi të dëshpëruar, të pakënaqur nga situata ekzistuese, por duke marrë përgjegjësitë tona, duke programuar siç duhet dhe duke punuar shumë ne mund të arrijmë në qëllimin e dëshiruar. Ditët deri në 27 të muajit do të jenë pak të vështira dhe mirë është të jemi të kujdesshëm se çfarë do të themi, po ashtu dhe gjatë lëvizjeve tona. Nuk përjashtohet mundësia që të përballeni me probleme që u shfaqen gjatë periudhës fundi i korrikut deri në fillim të gushtit. Përpiquni të mbyllni kapitujt që keni lënë hapur në fushën e marrëdhënieve dhe në fushën financiare deri në datën 4 tetor, pasi nga data 5 tetor deri në datën 16 nëntor Venusi do të jetë në kurs retrogradë.
DASHI
Nëse ju do të jeni të kujdesshëm në lëvizjet tuaja dhe do të merrni përsipër përgjegjësitë që ju takojnë do të arrini shumë shpejt të përmirësoni kushtet dhe të përballoni me sukses problemet e Hënës së plotë të 25 shtatorit. Në të njëjtën kohë, fundi i muajit premton fillime të reja në biznes si dhe bashkëpunime të reja më të mira. Sa i përket fushës sentimentale, ju beqarët e shenjës do të keni mundësitë për të hyrë në marrëdhënie të reja që do ta bëjë më të këndshme jetën tuaj të përditshme, ndërsa ju të angazhuarit do të shijoni kujdesin e të dashurës apo të dashurit tuaj.
Këshillë: Luftoni për realizimin e synimeve tuaja pa provokuar me sjelljen tuaj.
DEMI
Periudha është e favorshme për ju, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë personale. Në fushën profesionale ju do të jeni në gjendje të bëni bashkëpunime të dobishme, të përmbushni kërkesat e punës suaj dhe të përdorni në mënyrë krijuese tensionin që mund të ndjeni gjatë kësaj periudhe, duke mposhtur konkurrencën, natyrisht, mjaft që të keni planifikimin e duhur. Në fushën sentimentale, nga ana tjetër, me Venusin dhe Jupiterin përballë jush, do të keni mundësi jo të bëni njohje të reja, por dhe të kaloni momente të bukura me të dashurin/ën tuaj. Së fundmi, është e mundur që disa nga çështjet që keni hasur gjatë verës të dalin prapë në sipërfaqe.
Këshillë: Mbyllni marrëveshjet dhe merrni vendime për marrëdhëniet tuaja deri në 4 tetor.
BINJAKËT
Krijuese dhe e këndshme është për ju kjo periudhë veçanërisht, në fund të muajit dhe për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Jeta e përditshme shkon mirë dhe problemet që mund të lindin në sektorin profesional mund të zgjidhen pa asnjë përpjekje. Në fushën sentimentale fati është me ju, duke ju dhënë mundësinë të kaloni momente të bukura me dashurinë tuaj, ju që jeni tashmë në një lidhje. Ndërsa ju të tjerët do të takoni personin që ju intereson, nëpërmjet miqve tuaj ose përmes argëtimit apo një udhëtimi.
Këshillë: Përfitoni nga kjo periudhë në të gjitha sferat.
GAFORRJA
Periudha është pak e vështirë për shkak të Hënës së plotë në 25 shtator, por pas datës 26 klima do të filloj të ndryshoj dhe psikologjia juaj do të jetë në një gjendje më të mirë. Drejt fundit të muajit do të jeni në gjendje të ekuilibroni marrëdhëniet me familjen tuaj, mjaft që të dëshironi. Disa prej jush, në fakt, përmes mbështetjes së familjes suaj, jo vetëm do të keni një gjendje psikologjike mjaft të mirë , por edhe do të rregulloni çështjet financiare që ju preokupojnë. Momente të këndshme dhe unike mund të kaloni me miqtë tuaj, përmes të cilave mund të ndodhë edhe një njohje interesante.
Këshillë: Në mënyrë strategjike dhe me fleksibilitet do të zgjidhni çështjet që ju preokupojnë.
LUANI
Është koha për të hequr qafe marrëdhëniet të cilat ju i konsideroni se ju krijojnë probleme dhe që nuk shkojnë ashtu si ju dëshironi, por edhe për të harmonizuar ato që ju interesojnë apo për të krijuar të reja. Në të njëjtën kohë, organizoni më mirë jetën tuaj të përditshme dhe axhendën tuaj profesionale, pasi ka mundësi të mos ju mjaftoj dita për të realizuar ato që ju doni të bëni. Së fundmi, momentet e bukura do t’ju ofrohen nga familja juaj, duke kontribuar në psikologjinë tuaj të mirë.
Këshillë: Merrni vendime për marrëdhëniet që ju preokupuan në muajt e verës.
VIRGJËRESHA
Kjo është një periudhë e favorshme për ju, si në fushën personale-sentimentale ashtu dhe në atë profesionale. Lidhur me këtë të fundit, është koha që të shpërbleheni për punën dhe përpjekjet tuaja, ose në formën e bonusit, ose me një rritje në pagën tuaj. Ndërsa në fushën sentimentale, njohje dhe lidhje të reja premton periudha, por edhe stabilizimin e marrëdhënieve ekzistuese. Në të njëjtën kohë, kini kujdes për shëndetin tuaj, sepse moti po ndryshon dhe një ftohje apo një dhimbje gryke mund të prish qetësinë e jetës suaj të përditshme.
Këshillë: Vendosni gjimnastikën në jetën tuaj të përditshme, por pa e tepruar fillimisht.
PESHORJA
Ka mundësi që Hëna e plotë t’ju sjellë vështirësi, duke ju detyruar të përballeni me të tjerët dhe duke vënë në provë durimin tuaj. Megjithatë, menjëherë pas datës 28 të muajit, klima dhe ambienti ndryshon, duke ju hapur perspektiva të reja në sektorin profesional dhe rrugë të reja për të vënë përpara projektet dhe planet tuaja. Në sektorin financiar, të ardhurat tuaja do të jenë mjaft të mira, ndërsa në fushën sentimentale një dashuri e re do të bëj zemrën tuaj të rrah fortë.
Këshillë: Shprehni talentet dhe kreativitetin tuaj.
AKREPI
Ju ndjeni se nuk po përparoni dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi, dhe ndoshta kjo është arsyeja e uljeve dhe ngritjeve në psikologjinë tuaj. Vazhdoni përpara pasi kjo është thjesht ideja juaj, por pa bërë të njohur kontaktet dhe lëvizjet tuaja, pasi manovrat dhe diplomacia janë mënyra e vetme për të arritur qëllimin e dëshiruar. Me Jupiterin dhe Venusin në shenjën tuaj, jeta sentimentale është mjaft interesante dhe sektori ekonomik është premtues. Përsa i përket çështjeve të pasurive të patundshme mund të zgjidhen më lehtë këtë herë.
Këshillë: Mos krijoni kushte për prapaskena.
SHIGJETARI
Veçanërisht interesante gjatë kësaj periudhe është jeta juaj sociale. Është një kohë mjaft e përshtatshme për të dalë me miqtë tuaj duke biseduar dhe duke u argëtuar, nga të cilët ju do të fitoni shumë. Së pari, në lidhje me biznesin tuaj nëpërmjet mjedisit tuaj miqësor mund t’ju jepet mundësia të bëni marrëveshje të reja fitimprurëse dhe të zbuloni mënyra të reja për promovimin e planeve të biznesit tuaj, me kusht, që dhe ju të jeni të vëmendshëm për të kapur rastet që paraqiten. Në të njëjtën kohë, në fushën sentimentale, gjatë kësaj periudhe, një miqësi mund të përfundoj në një dashuri të fortë.
Këshillë: Shqyrtoni dhe nëse është e nevojshme, rishikoni strategjinë dhe metodat që përdorni në punën tuaj.
BRICJAPI
Interesi juaj është i përqendruar në biznesin tuaj, me Hënën e plotë që ju sjell probleme në punë dhe në marrëdhëniet tuaja. Pas datës 26, klima problematike do të qetësohet duke ju dhënë mundësinë përmes punës suaj me manovrat e duhura dhe lëvizjet e synuara të përmirësoni financat. Natyrisht, sektori financiar kërkon përqendrimin tuaj absolut në lidhje me shpenzimet dhe riskun që doni të merrni. Për ju që jeni lodhur në punë dhe keni bërë përpjekjet dhe sakrificat e duhura, është koha për një vend apo një post më të mirë pune. Në fushën sentimentale fati është në anën tuaj, mjafton që të jeni më social dhe të krijoni lëvizje të kujdesshme.
Këshillë: Përqendrohuni në sektorin financiar.
UJORI
Tensionet dhe atmosfera shpërthyese janë duke i lënë vendin dinamizmit, i cili kanalizohet në përpjekjet tuaja për të përmirësuar çështjet tuaja profesionale dhe personale. Në fushën sentimentale, një dashuri e re do të vijë për ju të interesuarit e shenjës deri në fund të muajit dhe sa për ju që jeni tashmë në një marrëdhënie është koha për të marrë vendime dhe për të shkuar edhe në formalizimin e tyre. Momente të këndshme do të kaloni me familjen tuaj dhe nuk përjashtohet mundësia të kujdeseni për rinovimin e shtëpisë.
Këshillë: Bëni një udhëtim me të dashurit tuaj në fund të javës.
PESHQIT
Gjendja juaj shpirtërore dhe psikologjike është e pa stabilizuar gjatë kësaj periudhe dhe ju ndonjëherë mbylleni në vetvete. Pra, është e nevojshme të gjeni ekuilibrin dhe të përfitoni nga mundësitë e dhëna për ju në fund të muajit, në mënyrë që të rregulloni detyrimet financiare ndaj të tjerëve, bankat, tatimet, bashkëpunëtorët etj. Madje është momenti të shfrytëzoni pasurinë tuaj për rritjen e të ardhurave. Në fushën sentimentale, gjërat janë veçanërisht të favorshme, duke pasur mundësinë të jetoni ditë dhe netë erotike.
Këshillë: Një udhëtim do të ndikojë pozitivisht në psikologjinë tuaj dhe do t’ju japë momente të bukura dhe erotike. /revistawho.com