Në datën 2 të muajit korrik zhvillohet Eklipsi total diellor në shenjën e Gaforres dhe ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Gaforres, Bricjapit, Dashit dhe Peshores të lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe në fillim të dhjetëditëshit të dytë. Në vija të përgjithshme është pozitiv dhe ndihmon për fillime të reja përmes spastrimeve të situatës. Tendencat për konflikte, mosmarrëveshje dhe shpërthime do të jenë të theksuara, prandaj është e domosdoshme të rruajmë gjakftohtësinë dhe të zgjidhim çështjet me qetësi. Në datën 7 Mërkuri fillon kursin e tij retrogradë, i cili do të vazhdoj deri në 2 gusht duke sjellë pengesa në komunikim dhe anulime në planet dhe projektet tona. Përpiquni të shmangni krijimin dhe nënshkrimin e kontratave dhe negociatave të reja, ndërkohë që favorizohet çdo çështje e lënë pezull nga e kaluara. Në 7 dhe 8 korrik tregoni kujdes në drejtimin e makinës, në përgjithësi ndaj aksidenteve të vogla dhe njëkohësisht në mënyrën e komunikimit, domethënë çfarë do të thoni dhe si do ta thoni, pasi shumë lehtë një bisedë mund të udhëheqë në konflikte apo ndërprerjen e një marrëdhënieje.
DASHI
Një fazë e re jete fillon për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe kryesisht rreth datave 30, 31/3 dhe 1/4. Të lodhur nga vitet e mëparshme, por tashmë të çliruar nga pengesat e mëdha, jeni në gjendje të bëni një fillim të ri me qëllim zhvillimin dhe përparimin. Në sferën financiare do t’ju jepet mundësia të rrisni fitimet tuaja, ndërsa shpirti krijues dhe dashuria do të bëjnë më interesante jetën tuaj. Kushtojini vëmendje botës suaj të brendshme dhe lëreni veten të lirë. Mos lini pas dore karrierën.
DEMI
Java ruan për ju surpriza dhe shanse për përparim dhe zhvillim në sferën profesionale. Disa prej jush do të duan të bëjnë ndryshime duke filluar një jetë të re në një vend tjetër, jashtë shtetit. Mos u nxitoni dhe mos merrni akoma vendime përfundimtare. Përpiquni të jeni sa më të korrektë me ligjet dhe normat e shtetit. Nuk do të mungojnë debatet, konfliktet si dhe kontradiktat me njerëzit e rrethit tuaj, të cilat në disa raste mund të sjellin dhe ftohjen apo ndërprerjen e marrëdhënieve mes jush.
BINJAKËT
Kjo javë do të nxjerr në sipërfaqe çështjet financiare dhe ndoshta disa prej jush do të humbasin një burim ekonomik. Gjithsesi do të keni dhe të ardhura por edhe shpenzime, por kryesorja është të rregulloni detyrimet ndaj të tjerëve dhe të menaxhoni sa më mirë financat. Jeta juaj sociale do të ketë interes të veçantë dhe ju jep mundësinë të takoni miq që do të ndikojnë në jetën tuaj. Kujdes ndaj aksidenteve të vogla dhe shmangni konfliktet dhe kontradiktat rreth datave 7,8/ 7.
GAFORRJA
Ndryshime thelbësore përmes fillimeve të reja, të cilat do të bëhen duke seleksionuar gjërat apo situatat të padobishme , do të sjell kjo javë. Të ndikuar prej Eklipsit të 2 korrikut jeni kryesisht ju të lindurit rreth datave 1,2 dhe 3 korrik. Do bëni projekte, të cilat do të mbështeten nga persona të përshtatshëm, në vijim. Në sferën financiare do të keni të ardhura, por edhe shpenzime. Kujdesuni për imazhin tuaj social dhe prej të mërkurës dhe në vijim për një kohë të gjatë do të kujdeseni më shumë për paraqitjen e jashtme duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve me kalimin tuaj.
LUANI
Është momenti të bëni një organizim më të mirë, por përmes një bilanci të veprimtarisë suaj të deri tanishme, e cila do të jetë një busull për programimin tuaj të ardhshëm. Jeta e përditshme, biznesi si dhe puna juaj do të jenë shumë kërkuese ndaj jush dhe si rezultat do të sjellin lodhje dhe mundim që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Kryesorja për ju është të gjeni kohën për t’u çlodhur, pasi në këtë mënyrë nuk mund të keni rezultate. Qëllimet dhe synimet do t’i arrini dhe rezultatet e tyre do t’i shikoni në vijim.
VIRGJËRESHA
Një fazë e re fillon për ju në sferën financiare, prandaj të jeni të kujdesshëm në menaxhimin e tyre dhe në ruajtjen e burimeve ekzistuese. Bashkëpunimet që do të bëni do të kenë perspektiva, por megjithatë është e domosdoshme të jeni sa më realistë në vlerësimin e tyre. Raste dhe shanse në sferën profesionale nuk do të mungojnë, por njëkohësisht duhet që dhe ju të jeni të aktivizuar me qëllim rritjen dhe zhvillimin e rrjetit tuaj social. Disa prej jush mund të hyjnë në marrëdhënie intime, të fshehta.
PESHORJA
Për ju fillon një periudhë me ndryshime në sferën profesionale. Të ndikuar prej eklipsit të datës 2/7 janë kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe kryesisht rreth datave 3,4 dhe 5 tetor. Kushte dhe të dhëna të reja do t’ju udhëheqin ndoshta dhe në ndryshimin e orientimit profesional. Përgjegjësitë e reja që do të merrni përsipër do t’ju stresojnë, ndërkohë që nuk do të mungojnë problemet në ambientin familjar. Vendosni një ekuilibër dhe tregoni talentin tuaj në këtë drejtim, pasi dhe ndihma nuk do të mungojë. Jeta juaj sociale do të jetë mjaft e theksuar me qëllim përparimin profesional dhe rritjen e të ardhurave.
AKREPI
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë në qendër të interesit për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Nuk do të mungojnë problemet dhe konfliktet në marrëdhëniet ekzistuese, ndërkohë që ju jepet mundësia të takoni persona të rinj që do të ndryshojnë jetën tuaj sentimentale dhe personale. Në sferën profesionale antagonizmi është i ashpër, por ju me ndihmën e personave të përshtatshëm dhe me strategjinë tuaj do të dilni fitimtarë. Planet dhe ëndrrat tuaj mund të bëhen realitet. Nuk janë pak ata që në këto momente vendosin bazat e së ardhmes.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj periudhe do të ndjeheni mjaft mirë duke kaluar momente të bukura me të dashurit dhe fëmijët tuaj, madje duke organizuar dhe një udhëtim. Një dashuri e re do t’ju japë krahë të fluturoni. Megjithëse sfera financiare është problematike gjatë gjithë vitit, gjatë kësaj jave të ardhurat tuaja do të kenë stabilitet. Në sferën profesionale paraqiten shanse të reja dhe nuk përjashtohet mundësia të bëni dhe ndryshime, duke gjetur një punë tjetër me busull të ardhurat ekonomike, por dhe ndikimin e saj në psikologjinë tuaj. Në fund të javës mos programoni asgjë.
BRICJAPI
Tema kryesore e javës janë marrëdhëniet tuaja. Eklipsi i 2 korrikut ndikon kryesisht të lindurit rreth datave 31/12 dhe 1,2 janar duke ju krijuar mundësinë të bëni fillime të reja në këtë fushë. Në këtë mënyrë, jeni gati të shkoni përpara duke mbyllur llogaritë me marrëdhëniet që u testuan, por nuk i qëndruan kohës dhe duke krijuar lidhje dhe marrëdhënie të reja me perspektivë. Një histori që mund të filloj me një flirt ka gjithë mundësitë të zhvillohet në një lidhje të fuqishme. Ndryshime mund të bëni dhe në ambientin familjar dhe nuk përjashtohet mundësia të bëni dhe shpenzime në këtë drejtim. Në fund të javës është mirë të merrni vendime për çështje ekonomike.
UJORI
Tensionet dhe stresi nuk do të mungojnë gjatë javës dhe tendencat për kontradikta dhe konflikte do të jenë më të theksuara në 7 dhe 8 korrik. Jepini rëndësinë e duhur shëndetit dhe bëni një organizim më të mirë të jetës së përditshme dhe të punës suaj. Mundësitë për një punë të dytë dhe për rritjen e të ardhurave janë të mëdha, ndërkohë që ofrohen zgjidhje për ato që ju preokupojnë. Mos ushtroni presion, edhe pse pa dashur, tek të tjerët sepse do të krijohen probleme në marrëdhëniet tuaja. Shmangni situatat shpërthyese ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.
PESHQIT
Eklipsi në 2 korrik sjell dashurinë në plan të parë, në këtë mënyrë ajo do të jetë pjesë e jetës suaj gjatë kësaj periudhe. Të njëjtën rëndësi dhe favorizim do të kenë çështjet lidhur me fëmijët si dhe dëshira për krijimtari apo veprat krijuese. Gjithsesi vështirësitë nuk do të mungojnë, por kjo nuk është arsye për të humbur besimin tek vetja. Fusha profesionale është shumë kërkuese ndaj jush dhe është momenti t’i përvisheni punës. Kontradiktat dhe konfliktet me kolegët apo bashkëpunëtorët nuk do të mungojnë, ndërkohë që dhe prapaskenat do të kenë një vend të konsiderueshëm. Shikoni anën pozitive të gjërave dhe mbani në nivele të larta besimin tek vetja, por pa e tepruar duke i dhënë përmasa jo reale. /revistawho.com