Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Parashikimi i yjeve për javën e tretë të shtatorit

17/09/2018
in Pa kategori
Reading Time: 6 mins read
A A
Parashikimi i yjeve për javën 3 deri në 10 shtator 2018 dhe hëna e re në shenjën e Virgjëreshës

PS: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexojë Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.





Situatat shpërthyese dhe tendencat për aksidente do të jenë më të theksuara dhe do të arrijnë në kulmin e tyre në 19 shtator, me aspektin jo harmonik të Marsit me Uranin, prandaj është e nevojshme të shmangim çdo sjellje provokuese dhe të jemi të kujdesshëm në ngasjen e makinës. Lidhja e ngushtë e Mërkurit me Diellin në datën 21 të muajit na bën shumë komunikativ duke na ndihmuar njëkohësisht të zhvillojmë dhe të shprehim më mirë idetë tona. Në 23 shtator Dielli kalon në shenjën e Peshores dhe nxjerrë në plan të parë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tona, të cilat do të bëhen mjaft të komplikuara me aspektin jo harmonik të Mërkurit me Saturnin dhe atë harmonik me Marsin. Në 25 shtator, Hëna e plotë në shenjën e Dashit sjell përpara vështirësive dhe teston marrëdhëniet tona duke ndikuar negativisht, njëkohësisht dhe në anën tonë psikologjike. Ndikimin e saj do ta ndjejnë kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Dashit, Peshores, Gaforres dhe Bricjapit të lindur në ditët e para të shenjës.

DASHI


Veçanërisht dinamikë dhe sfidues do të bëheni me sjelljen tuaj gjatë kësaj periudhe përsa i përket arritjes së qëllimeve tuaja profesionale dhe financiare. Në datën 21 të muajit do të promovoni me lehtësi idetë në fushën profesionale dhe lajme të mira do të keni ju që prisni diçka të re në këtë fushë ose jeni në kërkim të një pune. Në datën 23 dhe sidomos me Hënën e plotë në shenjën tuaj marrëdhëniet dhe bashkëpunimet vijnë në plan të parë, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Duke u përpjekur të kërkoni dhe të arrini atë që doni do të hasni probleme dhe vështirësi në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja

Këshillë: Me sjelljen e duhur dhe durim mund të arrini qëllimet tuaja.

DEMI

Problemet në fushën profesionale dhe në ambientin familjar vazhdojnë të ekzistojnë, kryesisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Megjithatë, përmes këtyre vështirësive do të detyroheni të bëni ndryshime që do t’ju çojnë në rezultate më të mira si në fushën profesionale ashtu dhe në atë financiare. Kuptohet që këto rezultate të kënaqshme nuk mund të vijnë pa lodhje dhe pa vështirësi. Përsa i përket jetës suaj personale gjërat janë mjaft të favorshme.

Këshillë: Mos e bëni të vështirë jetën tuaj të përditshme.

BINJAKËT

Zelli juaj i shtuar dhe vullneti për të arritur rezultatet e dëshiruara mund t’ju sjellin përballë ngjarjeve të papritura në mjedisin dhe në marrëdhëniet tuaja të punës. Megjithatë në datën 21 të muajit me fuqinë e fjalës, të arsyes dhe mendjes së bashku me syrin tuaj kritik do të arrini të fitoni atë që ju doni. Sigurisht, menjëherë gjatë ditëve në vijim, gjërat do të fillojnë të bëhen më serioze në lidhje me ju, pasi kërkesat ndaj jush do të rriten, por gjithashtu dhe ju duhet të merrni përgjegjësitë e duhura si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale.

Këshillë: Nëse nuk hezitoni para vështirësive, do ta arrini lehtësisht qëllimin tuaj.

GAFORRJA

Bashkë me detyrimet financiare, tashmë të shtuara, po shtohen dhe problemet në sektorin profesional si dhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Kujdes kryesisht ju të lindur në ditët e para të shenjës, pasi Hëna e plotë në shenjën e Dashit në 25 shtator ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek ju. Është koha për të marrë përgjegjësitë që ju takojnë por edhe për të vendosur kufijtë atje ku duhet. Në fushën sentimentale do të ndiheni të dëshpëruar dhe mirë është të pyesni veten: A ka ndonjë shkak të vërtetë? Mundohuni të gjeni veten dhe kënaqësinë tuaj sepse andej varen shumë gjëra, madje edhe marrëdhëniet tuaja.

Këshillë: Kujdesuni për të pasur një gjendje të mirë psikologjike gjatë kësaj kohe.

LUANI

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet vazhdojnë të testohen, prandaj është thelbësore që të kujdeseni për sjelljen tuaj duke shmangur situatat e pakëndshme dhe për të ruajtur marrëdhëniet që ju interesojnë. Një lajm të mirë, por ndoshta edhe një shpërblim financiar do keni në datën 21, ndërsa Hëna e plotë në shenjën miqësore për ju te Dashit në 25 shtator ju kujton se duhet të organizoni më mirë kohën dhe rutinën tuaj të përditshme. Duke qenë komunikues, por pa fjalë të tepërta, dhe të vendosur për të marrë përgjegjësitë tuaja, do të arrini rezultatet e dëshiruara.

Këshillë: Kujdes gjatë udhëtimeve dhe lëvizjeve me automjet.

VIRGJËRESHA

Megjithëse periudha është jashtëzakonisht e favorshme për ju dhe ju nga ana juaj bëni përpjekjet e duhura për të arritur rezultatet e dëshiruara, ankthi dhe problemet në jetën tuaj të përditshme nuk do të mungojnë. Lajme të mira si dhe një marrëveshje mund të mbyllni gjatë kësaj periudhe. Hëna e plotë, në datën 25 të muajit në shenjën e Dashit, nxjerrë në pah problemet tuaja financiare dhe sidomos detyrimet tuaja ndaj të tjerëve. Përpjekja juaj është e madhe, joproporcionale me përfitimet financiare, të cilat ju lënë të pakënaqur në këtë periudhë.

Këshillë: Problemet në fushën emocionale i kanë rrënjët e tyre në pasigurinë tuaj.

PESHORJA

Shmangni tensionet me të dashurën dhe të dashurin tuaj apo në marrëdhëniet tuaja në përgjithësi, sepse shkaqet janë pastabiliteti në gjendjen tuaj psikologjike si dhe pasiguria që ndonjëherë ndjeni. Hëna e plotë, përballë jush, në datën 25 të muajit, vë në provë marrëdhëniet tuaja, veçanërisht juve të lindurit në ditët e para të shenjës. Mos e humbni masën dhe mos kërkoni arsye atje ku nuk ka nëse doni të ruani marrëdhëniet që ju interesojnë.

Këshillë: Merrni përsipër përgjegjësitë familjare që ju takojnë pa lënë pas dore fushat e tjera të jetës.

AKREPI

Problemet në familje do të jenë më të theksuara në 19 shtator dhe situata mund të bëhet shpërthyese, prandaj mirë është të mos humbni kontrollin për të shmangur çdo zhvillim të pakëndshëm, sidomos ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Hëna e plotë në shenjën e Dashit në 25 shtator nxjerrë në sipërfaqe çështjet e punës, ndërsa rutina ju ka lodhur dhe ju jeni tashmë gati për ndryshimet e duhura, pengesat që hasni në realizimin e tyre ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe adoptoni një mënyrë jetese më të shëndetshme.

SHIGJETARI

Shumë aktiv, të shqetësuar dhe me ankth jeni ju në jetën tuaj të përditshme gjatë gjithë kësaj kohe, prandaj të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni nxitimet, duke zvogëluar kështu rrezikun e aksidenteve. Hëna e plotë në shenjën e Dashit thekson fuqishëm jetën tuaj sentimentale, duke ju shkaktuar pasiguri dhe pesimizëm, ndërsa përsa i përket fushës profesionale ju thërret të rishikoni qëllimet dhe projektet tuaja, për të marrë rezultate të qëndrueshme dhe më të mira në fushën ekonomike.

Këshillë: Financat tuaja duan një organizim më të mirë.

BRICJAPI

Do të jeni mjaft të preokupuar me çështjet tuaja ekonomike në datën 19, ndërsa në të njëjtën kohë është shumë e madhe dëshira dhe tendenca për në një investim apo për të marrë pjesë në lojërat e fatit. Sidoqoftë peshoni mirë gjërat. Hëna e plotë në shenjën e Dashit ka një ndikim të fortë mbi ju dhe ju sjell përpara pengesave dhe vështirësive në jetën tuaj personale dhe profesionale. Mos humbni shpresat, madje edhe në mes të pengesave dhe vonesave, përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës.

Këshillë: Vendosni kufijtë tuaj dhe çlirohuni nga çdo gjë që nuk ju bën apo ju shqetëson.

UJORI

Tensionet dhe konfliktet që po përjetoni këto ditë, veçanërisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës, arrijnë kulmin e tyre në 19 shtator. Kontrolloni sjelljen tuaj, sepse efektet mund të jenë të pakontrolluara dhe me pasoja për ju. Së shpejti me kalimin e Diellit në shenjën e Peshores në datën 23 të muajit, klima do të fillojë të ndryshojë dhe tensioni do të jetë i kanalizuar në një drejtim krijues. Hëna e plotë në shenjën e Dashit do t’ju bëjë më skeptikë, duke shqyrtuar gjërat dhe situatat dhe duke bërë plane të reja për të ardhmen dhe ditët që do të vijojnë.

Këshillë: Bëni rishikime dhe mendime për projekte të reja dhe një organizim të ri.

PESHQIT

Tensionet në ambientin profesional ose me persona të familjes mund të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj. Me diskutimin dhe ndihmën e bashkëpunëtoreve tuaj do të gjeni ekuilibrin në ditët në vijim. Hëna e plotë në shenjën e Dashit në 25 shtator do t’ju kujtoj se duhet të vendosni rregull dhe të organizoni më mirë financat tuaja dhe detyrimet ndaj të tjerëve .

Këshillë: Mos lejoni që çështjet profesionale dhe financiare të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj./revistawho.com

Tags: horoskopiKrisanthi Kalogeri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Era dhe Bora Meta në vizitën në Vatikan vishen nga Joni Peçi

Era dhe Bora Meta në vizitën në Vatikan vishen nga Joni Peçi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera