DASHI
Pas shumë vitesh, gjatë të cilave jeni lodhur, munduar dhe keni punuar shumë, erdhi momenti të shpërbleheni dhe 2019-ta do t’ju japë këtë mundësi. Jupiteri në shenjën miqësore për ju të Shigjetarit, hap një kapitull të ri në të gjitha fushat, por kryesisht në jetën profesionale dhe sentimentale. Eklipset e vitit ne 6/1, 2 dhe 17/7 si dhe ne 26/12 do të ndikojnë tek ju duke sjellë ndryshime në jetën tuaj, veçanërisht në atë familjare dhe profesionale. Urani në shtëpinë tuaj të dytë nga 6 marsi dhe gjatë viteve që do të vijojnë do të sjellë pastabilitet, por edhe shumë shanse që nuk i prisni në sferën ekonomike, prandaj mirë është të jeni të programuar në financat tuaja. Përsa i përket jetës sentimentale pranvera ( 17/4-6/5 ) si dhe gjithë gushti do t’ju japë mundësinë të korrigjoni shumë gjëra në jetën personale dhe shumë nga ju do të gjeni personin që do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Gjatë këtij viti duhet të jeni korrekt ndaj detyrimeve dhe vendimeve që do të merrni duke shmangur stresin dhe nervozizmin. Pranoni ndryshimet dhe ngjarjet që natyrisht nuk janë në dorën tuaj dhe përshtatuni kushteve të reja që do të krijohen, duke gjetur atë që juve ju intereson dhe bëni plane me afat të gjatë. Kujdesuni për shëndetin dhe shmangni stresin.
DEMI
2019-ta do të jetë për ju një vit shumë i rëndësishëm, pasi hap një cikël apo një kapitull të ri në jetën tuaj, që do t’ju ofrojë mundësi të reja. Në 6 mars planeti “rebel” Urani kalon përfundimisht në shenjën tuaj ku do të qëndrojë për 7 vjet duke ju paralajmëruar për ndryshime të mëdha. Do të kërkoni pavarësinë, lirinë dhe do të merrni shumë iniciativa duke ndjekur madje një model të ri jetese. Jupiteri në shenjën e Shigjetarit do t’ju ndihmojë të rregulloni detyrimet tuaja financiare në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe të rrisni të ardhurat apo të shpenzoni në pjesën tjetër të tij. Saturni dhe Plutoni në lidhje harmonike me shenjën tuaj do të hapin rrugë të reja evolucioni dhe përparimi kryesisht në sajë të përpjekjeve dhe punës suaj. Në fushën profesionale do të keni ndryshime, por edhe zhvillim. Kujdes në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët tuaj duke parashikuar në momentin e duhur pakorrektësinë apo tradhëtinë e tyre, prandaj është e domosdoshme të mbështeteni në radhë të parë në forcat tuaja. Në fushën sentimentale 2019-ta do t’ju ofrojë momente të këndshme dhe erotike, por për ju që jeni në një marrëdhënie problematike do t’i jepni fund asaj. Pra shumë nga ju këtë vit do të gjejnë një dashuri të re, e cila do të luajë rol protagonist në jetën tuaj. Së fundmi përgatituni për ndryshime të mëdha dhe vendosni qëllime të larta për të ardhmen.
BINJAKËT
Fat dhe mbarësi do t’ju sjellë 2019-ta, pasi Jupiteri përballë jush është dhurata e vitit për ju. Jupiteri vendos theksin dhe stimulon marrëdhëniet tuaja duke ju inkurajuar të mendoni seriozisht për të ardhmen. Shumë prej jush do të planifikoni martesën dhe ju të tjerët do të takoni dashurinë. Në fushën profesionale do të keni shumë shanse që do t’ju ndihmojnë të rrisni të ardhurat dhe kryesisht të rregulloni detyrimet financiare që ju preokupojnë. Pas pranverës do të mundeni të realizoni synimet e vendosura në 2018-tën, ndërsa ju që kërkoni të bëni ndryshime në sferën profesionale do të jenë të realizueshme nga qershori dhe më pas. Eklipset e vitit vendosin fokusin në financat tuaja dhe nxjerrin në sipërfaqe probleme lidhur me to. Prandaj është e domosdoshme të jeni të kujdesshëm në administrimin e parave dhe të shmangni gabimet e së kaluarës.
GAFORRJA
Ngjarjet në vitin 2019-të do të ndikojnë thellë në jetën tuaj. Disa prej tyre do të kenë karakter fatal, pra nuk janë nën kontrollin dhe në dorën tuaj, kështu që nga mënyra se si do të përshtateni dhe nga qëndrimi që do të mbani në trajtimin e çështjeve që do të lindin varet lehtësia apo vështirësia e vitit. Ky vit është përgatitor për ju përpara ngjarjeve dhe ndryshimeve të mëdha të 2020-tës. Jupiteri deri në fund të vitit kthen interesin tuaj në punë dhe përmirëson kushtet e saj. Është koha për të vendosur një program dhe për ta ndjekur atë me besnikëri. Nga 6 marsi përfshirja juaj në aktivitete të reja, ndoshta dhe kolektive, do t’ju jap mundësi për një rutinë të re ditore shumë më efektive dhe shumë më të bukur. Eklipset e vitit në 6/1, 2/7, 17/7 dhe 26/12 ndodhin në aksin tuaj dhe ndikojnë direkt tek ju, duke ju sjell përpara vështirësive apo ngjarjeve që do të ndryshojnë jetën tuaj. Detyrimet profesionale do të jenë të rritura, prandaj veproni me organizim dhe largpamësi veçanërisht ju që keni biznesin tuaj. Jeta sentimentale dhe erotike kërkon durim pasi situatat do të vendosin në provë marrëdhëniet tuja. Luftoni me demonët tuaj dhe shmangni shqetësimet e panevojshme. Kujdesuni për shëndetin dhe shpalosni gjithë talentet dhe aftësitë tuaja që të shpërbleheni në 2020-tën.
LUANI
Mirë se vini në 2019-tën me buzëqeshje dhe gëzim, pasi fati ka lënë takim me ju deri në fund të vitit. Jupiteri, planeti i fatit dhe i mirëqenies, inaguron një periudhë mjaft pozitive për ju gjatë së cilës do të gjejnë rrugëzgjidhje shumë çështje që ju preokupojnë. Do të keni shanse si në jetën personale ashtu dhe në fushën profesionale duke parë të ardhmen me optimizëm. Nëse diçka nuk ju kënaq në rrethanat aktuale tani është koha më e mirë për të mbyllur një cikël aktivitetesh, duke hapur një të ri përmes të cilit do të promovohen idetë dhe planet tuaja. Urani nga 6 marsi në shenjën e Demit do të sjellë ndryshime në karrierën tuaj. Shumë prej jush do të ndryshojnë jo vetëm punë, por krejt drejtimin profesional. Këto ndryshime mund të vijnë prej jush, por edhe nga faktorë të jashtëm. Eklipsi i Hënës në 21/1 ndikon tek ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe sjell ndryshime në jetën tuaj, në sferën personale apo profesionale, varet nga tema. Kujdesuni për shëndetin gjatë periudhës së eklipseve dhe me Uranin në shenjën e Demit veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.
VIRGJËRESHA
Jeni nga shenjat që favorizohen gjatë vitit 2019-të, pasi skena planetare sjell evolucion dhe zhvillim duke lënë mbrapa problemet e mëdha dhe duke ju pajisur me pjekuri, dinamizëm dhe vendosmëri. Viti fsheh ngjarje të gëzueshme dhe njohje interesante. Në sferën profesionale, përmes pengesave dhe vështirësive që nuk do të mungojnë, me përpjekje dhe punë do të arrini të përfitoni nga situatat, ngjarjet dhe ofertat e personave me potencë për stabilizimin dhe zhvillimin e biznesit dhe të punës suaj. Aspiratat tuaja janë të larta dhe ju do të menaxhoni dallimin tuaj në mjedisin profesional dhe social, i cili do t’ju shtojë sigurinë dhe kënaqësinë që keni nevojë. Urani në shenjën e Demit nga 6 marsi do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë rolin e njerëzve me të cilët jeni në kontakt në jetën e përditshme. Në këtë mënyrë përforcimi i aftësive të komunikimit do t’ju jap një hap te madh radikal në karrierën tuaj. Jupiteri sjellë ngjarje pozitive në ambientin familjar dhe disa prej jush do të vendosni të krijoni folenë tuaj. Shmangni pasigurinë, ndjeshmërinë, nevojën për t’u mbështetur tek dikush dhe shikoni me sy pozitiv ndryshimet duke qenë të bindur se ditë më të mira do të vijnë. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke gjetur kohë për çlodhje dhe relaksim, vendosni stërvitjen fizike në programin ditor dhe zbukuroni jetën tuaj duke udhëtuar.
PESHORJA
2019-ta është fillimi i një periudhe gjatë së cilës do të arrini qëllime të larta, do të gjeni mënyra të reja për rritjen dhe rregullimin e financave tuaja dhe do të jetoni me harmoni me bashkëpunëtorët dhe të dashurit tuaj. Vërtet jeta personale dhe sentimentale do të jetë më e qetë, pavarësisht nga problemet që mund të ketë, por ambienti familjar dhe sektori profesional do të kenë shumë implikime të reja, të cilat do t’ju sjellin përballë situatave te pakënaqshme. Eklipset e vitit në janar, korrik dhe në dhjetor të 2019-tës do të komplikojnë me shumë gjërat në sektorët që përmendëm më lart. Gjithsesi Jupiteri nuk do t’ju lërë pa mbështetje në pjesën më të madhe të vitit, por dhe ju nga ana juaj duhet të vazhdoni të përpiqeni dhe të punoni, duke mos harruar se në jetë fiton durimi dhe ai që di t’i qëndrojë kohës. Pra beteja vazhdon në karrierën tuaj dhe në ambientin familjar, madje disa nga ju mund të ndryshoni dhe vendbanim. Në fushën ekonomike do të duhet të ndryshoni taktikë dhe mos u mposhtni nga detyrimet apo gabimet e së kaluarës, që mund të dalin në sipërfaqe, por gjeni mënyrën t’i rregulloni. Ne fushën sentimentale shanse interesante do të paraqiten nga marsi, jetoni momentet dhe lini kohën të vendos për të ardhmen.
AKREPI
Fillimin e një kapitulli të ri shënon për ju 2019-ta, kapitull me titull “marrëdhëniet”, të cilat do të jenë të paqëndrueshme dhe do të testohen duke ndryshuar të dhënat në jetën tuaj. Urani në shenjën e Demit është nxitësi kryesor i këtyre ndryshimeve, të cilat kanë një karakter të paparashikueshëm dhe mund të jenë në çdo drejtim. Do të vërtetoni se dhe ju vetë do të ndryshoni, do të jeni më kërkues dhe pretendues ndaj të tjerëve, të cilët do të jenë të habitur me qëndrimin dhe ndryshimin tuaj. Jeta juaj sentimentale dhe erotike nuk do të jetë e qetë, njerëz të rinj do të hyjnë në jetën tuaj qëndrueshmëria apo cilësia e të cilëve është e dyshimtë, por ju do të mjaftoheni me faktin se për momentin jeni të kënaqur. Fusha profesionale parashikohet interesante dhe me fat pavarësisht nga pastabiliteti që do të kenë bashkëpunimet tuaja. Përsa i përket financave fati është me ju, por ju nga ana juaj duhet të jeni konservator dhe parashikues në trajtimin e tyre. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke gjetur kohën për t’u çlodhur dhe duke mos neglizhuar problemet që mund të lindin.
SHIGJETARI
Me Jupiterin ne shenjën tuaj fati është me ju gjatë gjithë vitit. Padyshim që ky është një faktor thelbësor ndihmës për ju, por dhe ju nga ana juaj duhet të vlerësoni dhe të shfrytëzoni shanset që do të paraqiten. Këtë vit duhet të realizoni një numër ndryshimesh cilësore në jetën tuaj. Mjaft interesant parashikohet viti në sferën profesionale duke krijuar kushte, perspektiva dhe sugjerime të reja për ju. Do të keni mundësinë të zgjeroni aktivitetet tuaja dhe të sillni jo vetëm stabilitet por dhe suksese në biznesin apo punën tuaj. Në fushën sentimentale përpiquni të jeni më realistë duke shmangur iluzionet dhe fantazitë që mund t’ju udhëheqin në zhgënjime kryesisht deri në mes të pranverës. Nga mesi i pranverës dhe në vijim mund të shikoni gjërat më me seriozitet në këtë drejtim. Vështirësitë e vitit do të jenë kryesisht në financat tuaja, pasi aty do të ndodhin dhe eklipset e vitit që do t’ju detyrojnë të merrni angazhime afatgjata për të mbuluar gabimet e së kaluarës apo detyrimet e reja që do të lindin. Gjithsesi gjithë horizontet janë te hapura para jush mjaft që të vendosni themele të forta në hapat që do të hidhni dhe të vlerësoni në mënyrë rigoroze situatat.
BRICJAPI
Prania e Saturnit dhe e Plutonit në shenjën tuaj si dhe një seri eklipsesh në 6/1, 2 dhe 17/7 dhe 26/12 në aksin tuaj e bëjnë 2019-tën një vit shumë të rëndësishëm për ju. Shumë të dhëna do të ndryshojnë rrënjësisht në jetën tuaj. Ndryshimet dhe ngjarjet që do të ndodhin nuk do të jenë gjithmonë të lehta dhe pa dhimbje për ju, por mos harroni se pas fundit vjen fillimi, “ringjallja” e cila sjell shpresë dhe gëzim. Pra duke e parë nga ky këndvështrim ky është një vit ideal për të bërë plane afatgjata dhe për të arritur suksesin e dëshiruar, mjaft të kujtoni se nuk ka vend për gabime, lëshime dhe neglizhencë. Kjo nuk është e vështirë për ju pasi programimi dhe disiplina në kombinim me realizmin ju karakterizojnë. Si konkluzion, mund të luftoni dhe të lodheni gjatë këtij viti në të gjitha drejtimet, por do të dilni tërësisht të rifreskuar, shumë krijues dhe të gatshëm për të realizuar ëndrrat tuaja të reja. Kujdesuni për shëndetin fizik dhe psikologjik dhe gjeni kohën të largoheni herë pas here për pak nga përgjegjësitë, që do të jenë të mëdha për ju. Së fundmi 2019-ta është viti me perspektivat më të mira për të vendosur themele të reja ku do të mbështesni dhe do të bazoni gjithë jetën tuaj në vitet që do të vijnë.
UJORI
Viti qe kaloi qe një vit i vështirë dhe me ndryshime, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Në 2019-ën këto ndryshime do të jenë më thelbësore, sidomos nga 6 marsi dhe për 7 vitet që vijnë. Guvernatori juaj Urani, i cili kalon në shenjën e Demit, dhe Jupiteri nga Shigjetari, do t’i japin një ritëm intensiv këtij viti. Kryesorja është të gjeni “masën e duhur” dhe kuptimin thelbësor në jetën personale, familjare dhe qëllimet tuaja socio-profesionale. Ne sferën sentimentale nuk do të mungojnë momentet e bukura dhe gëzimet, por as pengesat, vështirësitë dhe pastabiliteti. Përsa i përket sferës profesionale do të jepni beteja që do të sjellin fitore dhe stabilitet kryesisht nga muaji maj dhe deri në fund të vitit. Shumë nga ju do të duhet të përshtateni në një ambient të ri pune, prandaj lini mënjanë konservatorizmin që ju kap ndonjëherë. Në financat tuaja shmangni shpenzimet e tepërta, investimet e dyshimta dhe rregulloni detyrimet në qoftë se keni. Eklipsi në 21/1 ndikon kryesisht tek ju të lindurit në ditët e para të shenjës prandaj ju që keni ditëlindjen rreth kësaj date të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë vitit dhe të mos neglizhoni shëndetin. Së fundmi, ky vit do t’ju ndihmojë të ndryshoni shumë gjëra dhe njëkohësisht të mbyllni llogaritë me të kaluarën.
PESHQIT
Viti 2019-të është shumë pozitiv dhe premtues për ju. Jupiteri nga shenja e Shigjetarit do t’ju japë mundësi të mëdha që të dalloni në sferën profesionale dhe sociale. Është momenti të mposhtni konkurrencën dhe të tregoni aftësitë tuaja, duke u shpërblyer me bonus apo me një vend më të mirë pune. Pavarësisht nga vështirësitë vendosni në zbatim idetë tuaja, bëhuni më praktik dhe parashikues. Saturni dhe Plutoni në Bricjap, si dhe eklipset e vitit, përqëndrohen në aktivitetet dhe në jetën tuaj sociale, por njëkohësisht dhe në jetën sentimentale dhe personale. Si rezultat dashuria dhe marrëdhëniet shoqërore do të testohen dhe në qoftë se janë problematike nuk do të mbijetojnë. Faktet dhe ngjarjet do t’ju shtyjnë të merrni vendime të guximshme. Sfera financiare ndoshta nuk do të lulëzojë, por në qoftë se ju do të jeni parashikues, të kujdesshëm në menaxhimin e tyre duke shmangur gabimet do të keni rezultate të kënaqshme në këtë drejtim. Veçanërisht rreth datës 15/12 do të shihni financat tuaja të rriten për ju që jeni treguar aktiv dhe keni shfrytëzuar shanset në fushën profesionale. Së fundmi kujdesuni për shëndetin kryesisht ju që keni arsye dhe përshtatni një mënyrë jetese më të shëndetshme. /revistawho.com