Kalimi i Uranit dhe Hëna e Re në shenjën e Demit në 15 maj! Kjo është ndoshta dhe java më e rëndësishme e vitit pasi në datën 15 maj Urani kalon në shenjën e Demit. Konçidon që të njëjtën ditë të kemi dhe Hënën e Re në të njëjtën shenjë. Hëna e Re, cikli i së cilës mbyllet pas një muaji, ka aspekte pozitive në përgjithësi dhe ofron shanse dhe perspektiva shumë të mira në sferën ekonomike. Nga ana tjetër, me kalimin e Uranit në shenjën e demit, kjo Hënë e Re shënon inagurimin e një periudhe të re shtatëvjeçare e cila do të karakterizohet nga ndryshime dhe nuk do të ketë stabilitet, veçanërisht në sferën ekonomike. Të nesërmen, në datën 16/5 kalon dhe Marsi në shenjën e Ujorit, ku do të qëndrojë për një kohë të gjatë duke krijuar aspekt jo harmonik me Uranin, aspekt i cili tregon situata shpërthyese, konflikte të ashpra si dhe tendenca për aksidente. Prandaj të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë javës, t’u shmangeni konflikteve, të kontrolloni veprimet tuaja dhe kryesisht gjatë drejtimit të makinës.
DASHI
Një periudhë e re shtatëvjeçare fillon për ju në sferën financiare. Periudhë pa stabilitet, pasi herë-herë do të gjendeni me fitime të mëdha kurse herë të tjera do të keni vështirësi prandaj kërkohet nga ju të jeni parashikues dhe të menaxhoni mirë të ardhurat gjatë gjithë kësaj kohe. Përsa i përket Hënës së Re, duke filluar që në datën 15, për një muaj është shumë premtuese për ju lidhur me të ardhurat financiare . Shfrytëzoni shanset që ju jepen dhe mos bëni shpenzime të panevojshme. Të premten dhe të shtunën do të merrni vendime që do të kenë rezultate lidhur me promovimin apo rritjen e të ardhurave në punë.
DEMI
Me kalimin e Uranit në shenjën tuaj fillon për ju një periudhë pa stabilitet dhe me ndryshime të papritura në të gjitha fushat. Në fazë të parë nën ndikimin e tij do të jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Do të përjetoni ndyshime në radhë të parë që kanë të bëjnë me veten, me personalitetin dhe me sjelljen tuaj dhe si pasojë do të ndryshojnë dhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Hëna e Re në shenjën tuaj favorizon të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës duke ju sjellë marrëdhënie apo bashkëpunime të reja. Përsa u përket juve të lindurit 2-3 ditët e para të shenjës do të keni tendenca të prishni lidhjet apo bashkëpunimet si dhe të bëni ndryshime në sektorin profesional. T’u shmangeni konflikteve, të kujdeseni për shëndetin dhe të jeni të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinës. E premtja dhe e shtuna janë ditë të favorshme për të gjithë ju, që të merrni vendime në sferën semtimentale dhe në atë ekonomike.
BINJAKËT
Me Hënën e Re në datën 15 do të kaloni një periudhë gjatë së cilës do të bëni një kontroll endoskopik. Do të bëni plane të filloni një veprimtari të re në duke patur ndihmën e njerëzve me prestigj. Mirë është të mos i bëni ende të njohura këto plane. Kalimi i Uranit në shenjën e Demit do t’ju ndihmojë të zbuloni më mirë vetveten, gjë shumë e dobishme për zhvillimin tuaj. Ndërsa Marsi nga Ujori do t’ju bëj më dinamik dhe do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të hapni horizontet tuaja. Gjatë kësaj jave dhe financat do të përmirësohen. Në fund të javës, sidomos të premten dhe të shtunën, gjeni kohë të relaksoheni dhe të mendoheni për të patur rezultate sa më të mira në vijim.
GAFORRJA
Hëna e Re në shenjën e Demit do të sjellë ndyshime lidhur me planet apo qëllimet tuaja profesionale dhe finaciare. Ndërsa në sferën sentimentale apo personale do të keni fillime të reja që do të ndryshojnë rrënjësisht jetën tuaj duke formalizuar një marrëdhënie ose duke pasur një njohje të re me shumë perspektiva. Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit do të bëni ndryshime në rrethin miqësor, miq të rinj do të hyjnë në jetën tuaj dhe njëkohësisht do të largoheni nga disa ekzistues. Të premten dhe të shtunën diskutime serioze në rrethin shoqëror do të jenë një ndihmë e konsiderueshme dhe do të sjellin bashkëpunime të qëndrueshme për të promovuar projektet tuaja profesionale. Në datën 19 Venusi kalon në shenjën tuaj prandaj dilni, shkoni kudo ku ju ftojnë pasi ju do të magnetizoni shikimin e të tjerëve.
LUANI
Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit, por njëkohësisht dhe me kalimin e Marsit në shenjën e Ujorit fillon për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, një periudhë me ndryshime të rëndësishme. Këto ndryshime mund të vijnë nga fundi i një marrëdhënieje ose nga fillimi i një të reje. Shmangni tensionet, kujdesuni për shëndetin dhe të jeni të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinës. Me Hënën e Re në 15 maj do të keni fillime të reja pozitive, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, fillime që do të kenë të bëjnë me ngritje në përgjegjësi apo largimi nga puna ekzistuese për diçka më të mirë. Në çdo rast perspektivat e karrierës suaj janë shumë të mira. Diskutime dhe vendime për përmirësimin e financave do t’ju preokupojnë të premten dhe të shtunën.
VIRGJËRESHA
Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit fillon për ju një periudhë mjaft e favorshme nëpërmjet të cilës do të ripërtëriheni. Ndryshime në të gjitha fushat me qëllim kryesor lirinë tuaj do të bëni në fazë të parë ju të lindurit në dy ditët e para të shënjës. Do të doni të udhëtoni, të filloni një cikël të ri studimesh apo do të tregoni interes për një hob të veçantë. Shumë e favorshme është kjo periudhë edhe për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës pasi Hëna e Re ju premton fillime të reja pozitive në sferën personale dhe profesionale. Përsa i përket sferës sentimentale periudha është mjaft e favorshme për të gjithë. Një udhëtim të vogël por të këndshëm mund të organizoni në fund të javës mjaft që të jeni të kujdesshëm gjatë ngasjes së makinës.
PESHORJA
Hëna e Re në shenjën e Demit ju jep mundësi për fillime të reja lidhur me sektorin financiar dhe për investime në këtë drejtim,por duhet t’i shmangeni riskut të madh. Nga data 16/5, ju të lindurit në fund të shenjës, hyni në një periudhë më të qetë dhe lehtësuese. Ndërsa nga fundi i javës dhe në vijim do t’i përkushtoheni më shumë biznesit apo punës suaj, do të shprehni më mirë veten nëpërmjet saj, do të monopolizoni interesin dhe do të bëheni më të dashur, duke fituar besimin e të tjerëve.Veçanërisht aktiv do të jeni ju të lindurit në ditët e para të shënjës, si në sferën profesionale ashtu dhe në atë personale.
AKREPI
Kalimi i Uranit në shenjën e Demit do të sjellë ndryshime në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në fazë të parë tek ju të lindurit në dy ditët e para të shënjës. Persona të rinj do të hyjnë papritur në jetën tuaj ndërsa marrëdhëniet ekzistuese do të tronditen dhe do të rrezikohen me shpërbërjen e tyre. Është e nevojshme t’u shmangeni situatave shpërthyese, të kujdeseni për shëndetin tuaj, dhe të jeni të kujdesshëm gjatë ngasjes së makinës. Nuk përjashtohet mundësia që disa nga ju të keni probleme apo konflikte në ambientin familjar. Përsa i përket Hënës së Re përballë jush, ajo premton fillime të reja plot perspektiva veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shënjës. Ju do të jeni në një fazë të veçantë pozitive në sferën profesionale, financiare, por dhe në atë sentimentale.
SHIGJETARI
Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit ndryshime do të vijnë për ju në ambientin profesional. Rutina juaj e përditshme bëhet më interesante dhe biznesi apo puna juaj do të kenë ngritje. Nuk përjashtohet mundësia, që me Hënën e Re në 15/5, shumë prej jush të fillojnë një punë të re,mbase dhe të dytë e cila do t’ju jap mundësinë të përmirësoni financat tuaja. Ndërsa ju që keni biznesin tuaj do të bëni lëvizje në personel apo do të merrni vendime që do t’ju sjellin fitime dhe do të jenë të qëndrueshme. Është koha të ndiqni një mënyrë jetese më të shëndetshme.
BRICJAPI
Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit erdhi momenti për tu marrë më shumë me jetën tuaj personale, fillimisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Një dashuri e papritur që mund të lind ose dëshira për të krijuar diçka të veçantë do të ndryshojnë pozitivisht jetën tuaj.Hëna e Re, nga shenja miqësore për ju e Demit, premton fillime të reja dinamike në sektorin profesional apo biznesin tuaj. Por njëkohësisht është mjaft e favorshme dhe për jetën tuaj personale dhe sentimentale, duke favorizuar kryesisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shënjës që më në fund po filloni të gjeni qetësinë.
UJORI
Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit fillon për ju një periudhë ku do të bëni “revolucionin” tuaj nëpërmjet të cilit do të gjeni veten edhe pse do të ndiheni të stresuar apo të tensionuar. Hëna e Re në 15/5 premton për ju fillime të reja në sferën personale dhe profesionale. Disa nga ju mund të shkojnë të jetojnë në një shtëpi të re ose në një vend që u pëlqen më shumë, ndërsa të tjerë do të preokupohen me shitjen e një pasurie për përmirësimin akoma më shumë të kushteve të familjes suaj. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëj më dinamik dhe më energjik por do të keni dhe tendenca shpërthyese prandaj është mirë për një kohë të gjatë t’tu shmangeni konflikteve, të kujdeseni për shëndetin dhe të jeni të kujdesshëm ndaj aksidenteve,vecanërisht ju të lindurit në ditët e para të shënjës.
PESHQIT
Me kalimin e Uranit në shenjën e Demit fillon për ju një periudhë gjatë së cilës do të shikoni jetën nga tjetër këndvështrim, do të zhvilloni aftësitë tuaja sociale, do të krijoni interesa të reja, dhe do të gjeni me lehtësi ide të zgjuara për përmirësimin e jetës suaj të përditshme. Hëna e Re në 15/5 favorizon kontaktet me miqtë, përmes të cilave do të shfaqen mundësi për përmirësimin e çështjeve profesionale dhe financiare. Të besoni intuitën tuaj dhe të merreni me çdo gjë që ju sjell gëzim. Me kalimin e Venusit në shenjën e Gaforres në datën 19 maj fillon për ju një periudhë mjaft premtuese në sferën sentimentale.