P.S. Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e Oroskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj.
Kjo javë është shumë e rëndësishme të mbyllni çështje apo marrëveshje që keni lënë pezull, pasi nga data 26/6 Marsi fillon kursin e tij retrogradë dhe njëkohësisht nga java tjetër do të hyjmë në një periudhë të vështirë, që do të zgjasë gjatë gjithë verës, për të cilën do të flasim me hollësi në vijim. E marta dhe e mërkura janë ditë të përshtatshme për mbyllje të marrëveshjeve dhe me interes nga të dyja palët. Gjithashtu këto ditë janë të përshtatshme për krijimtari dhe frymëzim. Në datën 21 Dielli kalon në shenjën e Gaforres, duke shënuar dhe nga ana tipike fillimin e verës për ne. Do të jemi më sentimental dhe më të përkushtuar në çështjet e familjes, por do të kemi dhe momente ku do t’i kthehemi të kaluarës dhe do të ndjejmë nostalgji për atë. Të njëjtën ditë Venusi vjen në kundërshtim me Marsin duke rritur libidon në maksimum. Do të ndihemi shumë erotik, por do të kemi në përgjithësi tendenca xhelozie, si rezultat sjellja jonë mund të shkaktojë grindje dhe mosmarrëveshje me të dashurin apo të dashurën tonë.
DASHI
Këtë javë është e domosdoshme të rregulloni apo të mbyllni çështje që ju preokupojnë pasi guvernatori juaj, Marsi në datën 26/6, fillon kursin retrogradë deri në fund të gushtit. Nga e marta deri të enjten është një periudhë shumë e mirë për marrëveshje apo për të zgjidhur problemet tuaja, madje disa gjëra do të vijnë me lehtësi atje ku nuk e prisni. Me kalimin e Diellit në shenjën e Gaforres fillon për ju një periudhë gjatë të cilës do të afroheni dhe do të shijoni momente të bukura me familjen, ndërkohë do të ndjeni nevojën për t’u çlodhur duke bërë një udhëtim me të dashurit tuaj. Në sferën sentimentale, gjendja juaj erotike do të jetë e ngritur dhe do t’ju ndihmojë të ringjallni marrëdhëniet tuaja, të bëni njohje të reja ose të përjetoni një aventurë me pasion. Përpiquni që të mos provokoni me sjelljen tuaj për të mos shkaktuar grindje në marrëdhëniet ekzistuese. Diskutime lidhur me çështjet e biznesit apo me shfrytëzimin e pasurisë së patundshme mund të keni në fund të javës, mirë është t’i lini për të hënën.
DEMI
Periudha është e ngarkuar me detyrime të larta profesionale, por dhe familjare dhe ju duke u përpjekur për të gjetur një ekuilibër mes tyre. Nga e marta deri të mërkurën shrytëzoni favorin që ju jepet në këtë drejtim, por edhe për mbylljen e një kontrate në sferën financiare. Me gjithë ngarkesën që do të keni, ju do të gjeni kohë për të bërë udhëtime apo për të planifikuar pushimet tuaja verore. Në të njëjtën kohë do të jeni shumë aktiv dhe social me qëllim promovimin e karrierës, prandaj pranoni ftesat që do të keni se vetëm të fituar mund të dilni. Në sferën sentimentale java është erotike, do t’ju jepet mundësia të bëni njohje të reja të cilat mund të kalojnë shumë shpejt në marrëdhënie të qëndrueshme. Shmanguni kontradiktave në ambjentin profesional, veçanërisht me pronarin apo përgjegjësin tuaj, pasi jeni gati të thoni fjalë që mund të pendoheni.
BINJAKËT
Vëmendja juaj është e përqëndruar në sferën financiare dhe do të jeni në gjendje të përmirësoni financat tuaja. Nga e marta deri të enjten do të keni të ardhura suplementare, jo vetëm prej punës tuaj, por dhe në formë dhurate. Megjithatë ju të lindurit rreth datave 6 deri në 8 qershor gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm në marrëveshjet apo kontratat si dhe në lëvizjet financiare që mund të bëni gjatë gjithë kësaj kohe. Sa për sferën sentimentale java premton dhe për ju dashuri dhe aventurë ndoshta dhe gjatë një udhëtimi. Nuk do të mungojë xhelozia, e cila do të sjellë grindje dhe mosmarrëveshje, por çdo gjë është në dorën tuaj. Fundi i javës premton burime financiare të padeklaruara, por në qoftë se ju kërkohet të hyni në marrëveshje ekonomike lëreni për të hënën.
GAFORRJA
Gjatë kësaj jave do të keni mundësinë të realizoni synimet tuaja lidhur me biznesin, madje të martën dhe të mërkurën mund të bëni dhe investime për ju të interesuarit e shenjës. Shfrytëzoni informacionet që do të keni deri të enjten me qëllim që të bëni veprime sa më frytëdhënëse dhe kujdes tek ato në fund të javës, janë keq informim. Me kalimin e Diellit në shenjën tuaj do të shfaqni sa më mirë veten tuaj në të gjitha nivelet, do të shkëlqeni dhe rrezatoni. Bisedat, kontaktet, udhëtimet dhe vendimet përmbahen në axhendën tuaj, me qëllim krijimin e marrëdhënieve në interes të biznesit, si dhe realizimin e projekteve profesionale në përgjithësi. Në sferën sentimentale jeni mjaft të favorizuar, prandaj bëni një udhëtim me njeriun e zemrës. Kujdes duhet të tregoni në ambjentin familjar, pasi mund të lindin grindje për arsye ekonomike.
LUANI
Jeni duke kaluar një periudhë intesive me stres dhe shumë lëvizje për realizimin e synimeve si dhe zgjidhjen e çështjeve profesionale që ju preokupojnë. Paralelisht jeni dhe të përkushtuar në jetën personale apo në atë familjare. E marta dhe e mërkura premtojnë zgjidhje në çështje familjare që mund të keni, por edhe një marrëveshje financiare që mund të bëni me një mik apo një person të besuar. Në sferën sentimentale java është shumë erotike, veçanërisht për ju dhe premton një dashuri të re që koha do të tregojë perspektivën e saj, apo një aventurë plot pasion.Megjithatë dua të theksoj se duhet pasur kujdes në marrëdhëniet ekzistuese, pasi kufiri mes pasionit dhe xhelozisë është shumë delikat dhe nuk vonon të krijohen probleme.Kujdesuni për shëndetin dhe shmanguni thashethemeve apo prapaskenave.
VIRGJËRESHA
Ndoshta duhet të vendosni synime të reja dhe më të larta në sferën profesionale, pasi nëpërmjet njohjeve tuaja sociale, mbështetjes së miqve, lëvizjeve të zgjuara si dhe këmbënguljes suaj do të arrini t’i realizoni. Nga e marta deri të enjten ju jepet mundësia të zgjeroni rrjetin tuaj shoqëror, të bëni një lidhje sentimentale, apo të krijoni bashkëpunime të reja. Megjithatë do të thosha se të lindurit rreth datave 8 me 10 shtator duhet të jenë të kujdeshëm në sferën financiare si dhe në marrëdhëniet e tyre, të mos dëgjojnë gjithë premtimet dhe të lexojnë dhe gërmat e vogla në çdo gjë që firmosin. Në sferën sentimentale, disa nga ju ndoshta do të merrni vendime për formalizimin e marrëdhënies suaj. Përsa u përket financave do të keni të ardhura nga burime që nuk prisni dhe të pa legalizuara.Vendosni gjimnastikën në programin tuaj, por pa e tepruar.
PESHORJA
Karriera si dhe biznesi janë në qëndër të vëmendjes, por me kalimin dhe të Diellit në shenjën e Gaforres interesi juaj rritet akoma më shumë në këtë drejtim. Suksesi është realitet, mjaft që ju të punoni shumë për realizimin e qëllimeve taja dhe të mos hiqni dorë pavarësisht nga problemet familjare apo profesionale që mund të lindin. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen dhe të ardhurat financiare do të rriten, ndoshta një prim apo një bonus nga puna juaj. Sidoqoftë të jeni vigjilent dhe të shfrytëzoni çdo rast që ju jepet në këtë drejtim, veçanërisht nga e marta deri të enjten. Përsa i përket sferës sentimentale, java premton shumë dhe nuk përjashtohet mundësia që disa nga ju të gjeni dashurinë në ambjentin tuaj miqësor, ndërsa ju të tjerët vazhdoni të jeni diplomat dhe mos u implikoni në grindjet apo problemet që do të dalin lidhur me dashurin/ën tuaj.
AKREPI
Gjatë kësaj periudhe do të zgjeroni horizontet tuaja në çdo drejtim. Suksesi në biznesin tuaj apo në sferën profesionale shoqërohet nga bashkëpunime dhe projekte të reja, disa prej të cilave do të kenë të bëjnë me jashtë shtetit. Nga e marta deri të enjten, përveç sukseseve që do të keni në sferën profesionale dhe financiare, do të keni mundësinë të bëni një udhëtim gjatë së cilit do të kombinoni punën dhe kënaqësinë, madje mund të bëni dhe një njohje të re. Në sferën sentimentale dashuria dhe aventura nuk do të mungojnë, por mirë është të kontrolloni pasionin apo xhelozinë për të mos krijuar probleme me të dashurën/in. Probleme mund të lindin gjatë javës në familje dhe do të sjellin grindje dhe mosmarrëveshje, mos provokoni me sjelljen tuaj dhe mos impononi mendimet tuaja. Gëzime nga fëmijët ju presin ju që jeni prindër, angazhohuni në një hob bashkë me ata.
SHIGJETARI
Fillimi i javës, veçanërisht nga e marta deri të enjten, ju favorizon të gjeni zgjidhje në çështjet që ju preokupojnë lidhur me familjen tuaj, por dhe të krijoni bashkëpunime të reja të cilat do të jenë në interes të të dyja palëve. Përpiquni të mbyllni dhe detyrimet financiare që mund të keni ndaj tatimeve, shtetit apo të tjerëve brenda kësj periudhe. Me kalimin e Diellit në shenjën e Gaforres, ju do të ballafaqoheni me botën tuaj të brendshme për të ringjallur dëshirat dhe ripërcaktuar nevojat tuaja. Në qendër të vëmendjes do të vazhdojnë të jenë sektori financiar dhe detyrimet ndaj të tjerëve, të cilat do të kërkojnë përgjegjësi dhe zgjuarsi. Në mes të gjithë kësaj situate, ju do të gjeni kohë për të ringjallur marrëdhëniet ekzistuese, për të përjetuar dashurinë dhe aventurën që ju ofrohet gjatë javës. Diskutime apo vendime me bashkëpuntorë për çështje ekonomike që do të lindin në fund të javës mirë është t’i bëni të hënën.
BRICJAPI
Përkushtohuni kësaj periudhe biznesit dhe bashkëpunimeve tuaja. Sa për ju që jeni në kërkim të një pune, shfrytëzoni favorizimin që do të keni, veçanërisht deri të enjten dhe kërkoni dhe ndihmën e miqve, që me kënaqësi do t’ju ofrojnë. Ndërsa ju të tjerët që jeni në kërkim të rinovimit të bashkëpunimeve dhe të klientelës është momenti të veproni, sidomos deri në 20/6. Në sektorin financiar shmanguni shpenzimeve të tepruara dhe përpiquni të gjeni zgjidhje për detyrimet tuaja deri në datën 26. Përsa i përket sferës sentimentale do të keni shanse të krijoni marrëdhënie të reja, por nuk do të mungojnë dhe problemet në ato ekzistuese, pasi do të doni të impononi praktikat dhe mendimet tuaja, veçanërisht në fund të javës. Së fundmi do të keni ndihmën dhe mbështetjen e të dashurve.
UJORI
Gjatë kësaj jave do të favorizoheni kryesisht në çështjet lidhur me biznesin dhe anën tuaj financiare. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen duke marrë një prim, një bonus apo një post me përgjegjësi, veçanërisht deri të enjten. Sa për ju që keni një biznes, do të shikoni të ardhurat të rriten ose do të bëni një investim që do të jap rezultate të kënaqshme në financat tuaja. Në sferën sentimentale gjërat janë në antitezë, gjithsesi dashuria mirë mban edhe këtë javë, pasi do të përjetoni momente dashurie dhe aventura me pasion. Ju që jeni tashmë në marrëdhënie, duhet të tregoni kujdes, pasi me sjelljen tuaj mund të provokoni reagime të pakënaqshme si dhe grindje nga ana e të dashurit/ës. Mos u implikoni në debate apo biseda me kolegët në fund të javës, gjërat zgjidhen më mirë të hënën. Vendosni një regjim ushqimor me qëllim përmirësimin e shëndetit.
PESHQIT
Zgjidhjet që ju premtova “në vijim” në parashikimet e javës së kaluar, do të vijnë këtë javë, madje me lehtësi dhe në favorin tuaj. Do të kaloni momente të bukura në jetën tuaj sentimentale dhe ka mundësi që disa nga ju të vendosni të bëni një fejesë apo një dasmë, gjithashtu do t’ju jepet mundësia të organizoni pushimet verore në pamundësi për të shkuar në këtë moment. Gjithsesi favorizoheni në çdo fushë deri të enjten. Me kalimin dhe të Diellit në shenjën e Gaforres, fillon për ju një periudhë mjaft krijuese gjatë të cilës do të përjetoni dashuri dhe kënaqësi. Jeta juaj sentimentale do të rinovohet dhe fëmijët do t’ju mbushin me gëzim. Gjatë javës detyrimet e punës do të jenë të rritura dhe jeta e përditshme mund t’ju shkaktojë stres dhe ankth, përpiquni të ekuilibroni situatën me qëllim të mos bëhet shkak për probleme shëndetësore. /revistawho.com