Në fillim të javës do të jemi të ndjeshëm ndaj ndikimit të Hënës së Plotë në shenjën e Shigjetarit e cila na predispozicion për një udhëtim jo vetëm të vërtet por edhe shpirtëror. Kjo javë është e qetë, mjaft sentimentale dhe na jep mundësinë të shprehim me lehtësi dashurinë, romantizmin dhe krijimtarinë tonë artistike. Ditët 31/5, por sidomos 1 dhe 2 qershori janë ditë shumë të favorshme në të gjitha sferat, do të favorizohemi si në sferën sentimentale ashtu dhe në atë financiare, janë ditë me fat. Përpiquni t’i shfytëzoni jo vetëm duke kaluar momente kënaqësie, por të veproni për përmirësimin e situatave që ju interesojnë. Për ata që merren me artin ose i përkasin në përgjithësi sferës artistike është koha e duhur për të krijuar, për të përfunduar një vepër apo për të mbyllur kontratë (datat 1 dhe 2). Njëkohësisht janë ditë shumë të favorshme dhe për sferën financiare.
DASHI
Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit në 29 maj do të sjell sukses në biznesin tuaj, por dhe një dashuri ashtu siç e ëndërroni. Kjo javë është e favorshme për të organizuar më mirë jetën tuaj të përditshme me qëllim realizimin e synimeve tuaja profesionale dhe njëkohësisht do të rishikoni edhe njëherë propozimet dhe çështjet profesionale. Datat 31, 1 dhe 2 janë shumë të favorshme dhe ju ofrojnë momente të veçanta sentimentale. Organizoni një udhëtim dhe në përgjithësi t’i shmangeni entuziazmit të tepruar dhe të mos jeni të nxituar gjatë gjithë javës.
DEMI
Hëna e Plotë në 29 maj hedh dritë në gjendjen tuaj shpirtërore dhe do t’ju kujtojë se duhet të çlodheni dhe të kujdeseni për shëndetin njëkohësisht. Nuk përjashtohet mundësia të dalin në pah dhe çështje ekonomike që kanë të bëjnë me të tjerët. Gjatë kësaj jave do të vazhdoni të jeni të preokupuar me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja pasi do të keni shumë plane dhe mjaft sugjerime. Sekreti është të gjeni njerëzit e duhur të cilët mund t’i besoni. Në sferën sentimentale ambienti është shumë erotik dhe do të kaloni momente romantike dhe të bukura veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Një person nga ambienti miqësor mund të tregoj interes për ju.
BINJAKËT
Kjo javë është mjaft e favorshme për ju dhe Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit favorizon marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Jeni të angazhuar në biznesin tuaj duke vendosur synime të reja pasi diçka nuk ju kënaq. Bashkëpunime të reja do të shfaqen gjatë kësaj periudhe që do të ndikojnë në përmirësimin e financave, natyrisht të jeni të kujdesshëm dhe të bëni zgjedhjen e duhur. Ka mundësi që në dy ditët e para të muajit të merrni një bonus apo një ndihmë nga një person i dashur. Shumë e favorizuar është dhe jeta juaj sentimentale, por nuk do të mungojnë për disa nga ju dhe zhgënjimet.
GAFORRJA
Hëna e Plotë në datën 29 ju sjell përballë me çështjet profesionale duke ju ndihmuar të lehtësoheni nga pasiguria dhe duke gjetur zgjidhje për biznesin si dhe financat tuaja. Njëkohësisht përgatit terrenin për një dashuri të madhe, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Muaji qershor fillon shumë bukur për ju, pasi atmosfera është jashtëzakonisht erotike. Ju do të përjetoni momente gëzimi, romantike, por dhe dashurie në datën 1 dhe 2. Këto dy ditë janë ditë me fat, pasi Venusi që gjendet në shënjën tuaj vjen në lidhje harmonike me Jupiterin dhe Neptunin dhe sjell dhurata në të gjitha sferat .
LUANI
Hëna e Plotë në 29 maj favorizon biznesin apo çështjet profesionale si dhe jetën tuaj personale mjaft që ju të dini të bëni zgjedhjet e duhura dhe lëvizje të mençura. Mos u nxitoni dhe ekuilibroni entuziazmin tuaj. Kjo javë është e favorshme për çështjet sentimentale, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe do t’ju jepet mundësia të vini më afër me të dashurin/rën apo me njerëzit e familjes, ndërsa për ju të tjerët të krijoni një marrëdhënie të re në 2 ditët e para të muajit. Disa nga ju mund të mirëpresin një pjesëtar të ri në familje. Përsa i përket sektorit profesional do të përpiqeni të krijoni marrëdhënie apo kushte të reja me qëllim realizimin e planeve tuaja ambicioze.
VIRGJËRESHA
Hëna e Plotë në 29 maj favorizon projektet apo planet tuaja lidhur me biznesin, por përsa i përket jetës personale apo sentimentale do të ndjeni nevojën të mbylleni në vetvete. Shijoni Hënën me miq dhe lëreni analizën e gjërave për herë tjetër. Megjithëse jeni të preokupuar në punën apo biznesin tuaj do të filloni të tregoni më shumë interes për anën sentimentale në ditët e para të muajit dhe ju që jeni në kërkim të një marrëdhënieje të re do të keni mundësinë të takoni një person të ri dhe të krijoni një lidhje për të cilën mos bëni shumë ëndrra dhe lini kohën të vendos për të. Dilni dhe argëtohuni me miqtë të premten dhe të shtunën …dikë do të takoni.
PESHORJA
Gjendeni në një fazë të favorshme përsa i përket sferës profesionale, gjatë së cilës detyrimet tuaja mund të rriten, por ju ja dilni mbanë madje duke rezultuar me fitime të kënaqshme dhe nuk përjashtohet mundësia që disa nga ju të shpërbleheni duke u ngjitur në përgjegjësi. Në sferën sentimentale jeni në një formë shumë të mirë dhe me Hënën e Plotë në 29 maj do të keni dëshirë për të udhëtuar dhe për peripeci. Datat 1 dhe 2 maj janë ditë mjaft të favorshme dhe me fat pasi Venusi guvernatori juaj vjen në lidhje harmonike me Jupiterin dhe Neptunin duke ju ofruar shanse, romantizëm dhe dashuri.
AKREPI
Me Hënën e Plotë në 29 maj situatat familjare apo çështje nga e kaluara lehtë mund t’ju prishin gjendjen shpirtërore, por shumë shpejt gjërat do të gjejnë ritmin e duhur, pasi datat 1 dhe 2 janë shumë pozitive për ju në të gjitha drejtimet dhe veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Fati është me ju, flirti dhe dashuria luajnë rolin protagonist në jetën tuaj, kaloni momente të bukura dhe relaksuese me të dashurin/rën tuaj dhe ju beqarët e shenjës do të gjeni një lidhje ideale. Të njëjtin favorizim do të kenë dhe biznesi, puna si dhe bashkëpunimet tuaja.
SHIGJETARI
Hëna e Plotë në shenjën tuaj ju nxjerr një farë pasigurie, por në të njëjtën kohë rrit disponimin tuaj për flirt dhe dashuri, karakteristikë që në fakt nuk ju mungon asnjëherë. Çështje ekonomike lidhur me të tjerët (bankat,tatimet,bashkëpuntorët) apo çështje trashëgimie do të dalin në sipërfaqe, por në fillim të muajit në datat 1, 2 do të marrin rrugëzgjidhje. Disa nga ju mund të bëni ndryshime në ambientin e shtëpisë për përmirësimin e kushteve, ndërsa disa të tjerë mund të blejnë një shtëpi të tyre apo të zgjidhin një çështje pasurie.
BRICJAPI
Hëna e Plotë në 29 maj vendos fokus në punën tuaj nëpërmjet të cilës do t’ju jepet mundësia të shtoni të ardhurat tuaja, megjithëse shpenzimet nuk do të mungojnë. Vendosni një regjim në jetën tuaj të përditshme, përshtatuni një mënyre jetese më të shëndetshme dhe njëkohësisht kujdesuni për anën tuaj psikologjike, këto janë kërkesat e Hënës së Plotë. Gjatë javës, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë në qendër të interesit tuaj dhe do të bëni një rishikim të synimeve dhe të planeve lidhur me biznesin tuaj për shkak të një pasigurie që mund të ndjeni për momentin. Datat 1 dhe 2 do t’ju japin mundësinë të përjetoni momente të veçanta me të dashurin/rën dhe ju të tjerët të interesuarit të krijoni një lidhje të re.
UJORI
Hëna e Plotë në 29 maj ju ofron momente të këndshme me miqtë dhe të dashurit, si dhe një lidhje dashurie nga ambienti miqësor. Rritja e vazhdueshme që keni gjatë kësaj periudhe në sferën profesionale si dhe dëshira për kreativitet ju sjellin kënaqësi të madhe në fillim të muajit. Në sferën sentimentale dashuria nuk ju lë të qetë dhe pa kuptuar do të lini veten të lirë për të shijuar momentet e dashurisë që ju ofrohen pa qenë në gjendje të kontrolloni situatën dhe t‘i imponoheni vetes. Të jeni të kujdesshëm në financat tuaja dhe t’i shmangeni riskut.
PESHQIT
Gjatë Hënës së Plotë në shenjën e Shigjetarit do të jeni të preokupuar me çështje familjare dhe profesionale, madje disa prej jush mund të bëjnë një lëvizje apo të merren me rinovimin e shtëpisë. Në qoftë se doni të bëni një blerje, është momenti për të negociuar çmimin. Muaji qershor fillon idealisht për ju me perspektiva të reja si në sferën personale, sentimentale ashtu dhe në atë profesionale duke favorizuar kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Fati është me ju në datën 1 dhe 2 kështu që uroni dhe lutuni për ato që dëshironi. Në sferën sentimentale do të shijoni momente romantike dhe dashurie dhe megjithëse nuk është koha e pushimeve ju do të gjeni mënyrën të bëni një udhëtim dhe të relaksoheni./revistawho.com