Ps: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e Horoskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj.
Ngjarja kryesore e kësaj jave është Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit e cila shënon fillimin e një periudhe të vështirë në fushën sociale, politike dhe në sferën personale të secilit prej nesh. Kjo periudhë do të zgjasë pothuajse gjatë gjithë verës dhe fillimisht do të përballemi me një korrik të “nxehtë” me dy eklipse. Me Hënën e Plotë në shenjën e Bricjapit në 28 qershor, do të kemi tendenca të mbyllemi në vetvete, të izolohemi për pak dhe do të ndjejmë nevojën të rishikojmë dhe të rivlerësojmë disa situata me qëllim marrjen e vendimeve lidhur me to. Do të këshilloja të mos marrim vendime përfundimtare, pasi Marsi është në kurs retrogradë dhe vëmendja jonë do të jetë e përqëndruar në shëndetin tonë si dhe në marrëdhëniet apo bashkëpunimet tona. Me vullnet, punë dhe vendosmëri do të arrijmë qëllimet tona dhe do të realizojmë ndryshimet që duam duke ju përshtatur kushteve që mund të krijohen.
DASHI
Kjo javë ka një shkallë vështirësie për ju, pasi Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit është në lidhje jo harmonike me ju dhe ndikon kryesisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës (rreth datës 27/3). Çështje profesionale si dhe karriera juaj do t’ju preokupojnë dhe do të duhet të merrni përgjegjësi, vendime dhe të bëni ndryshime me qëllim përmirësimin e financave, madje gjatë periudhës në vijim mund t’i riktheheni bashkëpunimeve të së kaluarës. Paralelisht vështirësi mund të lindin në marrëdhëniet familjare dhe në ato personale, por Venusi dhe Merkuri në shenjën e Luanit do të ndihmojnë për përmirësimin e skenës.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin dhe mos merrni vendime përfundimtare.
DEMI
Keni hyrë në një periudhë që do të zgjasë disa muaj dhe gjatë së cilës preokupimi juaj i parë do të jetë biznesi dhe çështjet profesionale. Jeni shumë ambicioz, kështu që për të arritur qëllimet tuaja dhe për të kapërcyer pengesat mund të hyni në kontradiktë akoma dhe me njerëz me pozitë. Hëna e Plotë, nga shenja miqësore për ju e Bricjapit, mbështet dhe stabilizon planet dhe ndryshimet që ju doni të bëni mjaft që ju të keni punur dhe të punoni shumë për realizimin e tyre. Në ambjentin familjar si dhe në marrëdhëniet personale do të kaloni momente të bukura, por nuk do të mungojnë as grindjet dhe as shpenzimet për shtëpinë dhe familjen tuaj.
Këshillë: Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime dhe përpiquni të mos jenë përfundimtare.
BINJAKËT
Financat tuaja kohët e fundit karakterizohen nga ulje dhe ngritje, por me Hënën e Plotë në shenjën e Binjakëve erdhi momenti të ballafaqoheni me problemin. Probleme dhe detyrime ekonomike ndaj të tjerëve (bankat, tatimet, bashkëpuntorët), që ndoshta mund të kenë të bëjnë me të kaluarën, do t’ju stresojnë dhe mund të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj, prandaj tani që është momenti i përshtatshëm mirë është t’i vendosni në vijë. Me kalimin e guvernatorit tuaj në shenjën e Luanit shumë shpejt do të gjeni qejfin e humbur duke takuar dhe duke bërë shoqëri me njerëz të bukur dhe të këndshëm.
Këshillë: Kujdes se si do të silleni, çfarë do të thoni dhe gjithashtu gjatë lëvizjeve tuaja në përgjithësi apo me makinë.
GAFORRJA
Hëna e Plotë përballë jush ndikon kryesisht tek të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës (sidomos të lindurit rreth datës 27/6) dhe hedh dritë në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, duke ju sjellë përballë me problemet që mund të ekzistojnë aty. Për këtë arsye kërkohet të rishikoni, të rivlerësoni, të rinovoni dhe të ruani marrëdhëniet që ju interesojnë. Gjatë kësaj kohe do të keni mundësi të krijoni dhe marrëdhënie të reja, por me kursin retrogradë të marsit nuk do ta rekomandoja. Në fushën ekonomike do të vazhdoni të bëni ndryshime dhe lëvizje që do të favorizojnë çështje nga e kaluara që kërkojnë zgjidhje, por dhe përmirësimin e financave tuaja në përgjithësi.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin dhe për anën tuaj psikologjike.
LUANI
Kohët e fundit po kaloni një periudhë plot stres dhe tension në të gjithë fushat e jetës dhe ndoshta kjo ju ka lodhur. Për këtë arsye ndjeni nevojën të izoloheni për pak duke ju rikthyer gjërave dhe situatave për hetim. Disa nga ju do të vazhdojnë të bëjnë ndryshime në biznes apo në fushën profesionale, madje do të duhet të bëni dhe një investim, por mirë është që për çdo gjë të ndiqni rrugën ligjore. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet vazhdojnë t’ju preokupojnë duke sjellë në sipërfaqe persona nga e kaluara. Ndërsa me kalimin e Mërkurit në shenjën tuaj do të bëheni akoma më komunikues dhe më aktivist në jetën sociale duke gjetur rrugë dhe mënyra për përmirësimin e financave.
Këshillë:Kujdes në të gjitha drejtimet ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës .
VIRGJËRESHA
Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit në 28/5, ju jep mundësinë të bëheni më krijues në mënyrë që të arrini të keni rezultate në të gjitha fushat. Në fushën profesionale nëpërmjet natyrës këmbëngulse dhe me mbështetjen e njerëzve të dashur do të arrini jo vetëm të stabilizoni punën tuaj, por dhe të bëni ndryshimet e dëshiruara për suksese të mëtejshme. Në sferën sentimentale do t’i shikoni gjërat më seriozisht duke marrë përgjegjësitë që ju takojnë dhe duke ringjallur apo rinovuar marrëdhëniet tuaja. Disa prej jush do të ndjeni nevojën për qetësi në jetën sentimentale, ndërsa të tjerë do të jetojnë një histori erotike duke krijuar prapaskena.
Këshillë: Kontrolloni stresin e jetës së përditshme, përpara se të keni pasoja në shëndetin tuaj.
PESHORJA
Të përkushtuar në jetën tuaj profesionale dhe sociale, mendoni dhe ndiheni të fajshëm se keni lënë pak pas dore familjen tuaj. Me Hënën e Plotë në shenjën e Bricjapit do t’ju kërkohet t’i kushtoni më shumë rëndësi familjes dhe detyrimeve të saj, ndoshta do të keni përgjegjësinë apo kujdesin dhe të një njeriu të moshuar. Kjo periudhë është e përshtatshme të bëni një kontroll endoskopik dhe të vini
përballë me veten, mjaft që të mos e teproni dhe të kaloni në pesimizëm dhe izolim. Gjithsesi periudha vazhdon të jetë me gjallëri dhe plot komunikim duke ju premtuar momente të bukura, biseda interesante, lajme dhe takime të papritura me miq të vjetër dhe të rinj me të cilët do të përjetoni momente kënaqësie.
Këshillë:Kujdes në të gjitha fushat të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës veçanërisht ju që keni lindur rreth datave 29-30/9.
AKREPI
Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit mbështet planet tuaja profesionale dhe tashmë do të mundeni të bëni realitet planet, qëllimet, si dhe ndryshimet që mendoni dhe dëshironi, mjaft të mos merrni vendime përfundimtare dhe të mos shpërndaheni në shumë fronte. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë pasi kohët e fundit dalin probleme aty ku nuk e prisni, madje çështje nga e kaluara do t’ju preokupojnë gjatë kësaj kohe kryesisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Në sferën sentimentale do të gjeni mundësinë që të kaloni pak kohë bashkë me të dashurën apo të dashurin tuaj. Nëse nuk keni mundësi të shkoni për pushime brenda në dy javët e ardhshme, të paktën do të arrini t’i planifikoni ato.
Këshillë: Është koha të merreni me një aktivitet apo një hobi.
SHIGJETARI
Gjatë javës do të duhet të përqëndroheni më shumë në sektorin financiar duke planifikuar dhe duke bërë ndryshime në biznesin apo punën tuaj, me qëllim që të rrisni në maksimum fitimet dhe minimalizoni kostot dhe shpenzimet. Për ju të interesuarit, ju jepet mundësia të gjeni dhe një punë të dytë për përmirësimin e financave tuaja. Njëkohësisht, do të gjeni kohë për t’i kushtuar interesave tuaja madje do të bëni dhe një udhëtim me njerëz të dashur. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj kohe të takoni një person që do t’ju interesojë apo që ishit të interesuar në të kaluarën.
Këshillë: Nuk ka arsye mërzitje, me planifikim e vreprimtari suksesi është me ju.
BRICJAPI
Hëna e Plotë në shenjën tuaj, e cila ndikon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës (rreth datave 28-29/12), do të komplikojë gjërat si në sferën profesionale ashtu dhe në atë personale. Duke kërkuar të merrni më shumë përgjegjësi, të shqyrtoni situatat, të bëni ndryshime dhe të punoni me këmbëngulje në mënyrë që rezultatet e dëshiruara të jenë të garantuara. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të karakterizohen nga probleme, prandaj mos u nxitoni të merrni vendime. Në sektorin financiar do të keni mundësi për të ardhura shtesë dhe për të gjetur një zgjidhje lidhur me detyrimet ndaj të tjerëve dhe do të ishte mirë të shfrytëzoni këtë favorizim.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin.
UJORI
Kohët e fundit jeni shumë aktiv dhe adrenalina juaj është në maksimum, kështu që Hëna e Plotë në shenjën e Bricjapit në 28/6 ju thërret të ngadalësoni për pak ritmet. Duhet të shmangni ndikimin negativ në shëndetin tuaj, por edhe të merrni pak kohë për rishikimin e gjërave, duke parë gabimet tuaja dhe duke bërë ndryshime aty ku është e nevojshme. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet vazhdojnë të jenë në qendër të interesit me persona të rinj, por dhe të vjetër të dalin në sipërfaqe si dhe me lajme e takime të papritura me njerëz të dashur që ju presin gjatë javës.
Këshillë:Bëni një planifikim të mirë të ditës.
PESHQIT
Kjo periudhë është e favorshme për ju, sepse përveç fatit që është në anën tuaj, ju jeni krijues dhe jeta juaj e përditëshme rrjedh këndshëm, pavarësisht nga detyrimet e rritura dhe problemet e papritura në ambjentin e punës. Ndoshta do të keni probleme gjatë Hënës së Plotë me një mik apo një person të dashur, por shumë shpejt brenda javës së ardhshme gjërat do të stabilizohen dhe do të ndiheni akoma më me fat. Sidoqoftë Hëna e plotë ndikon pozitivisht tek ju.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.