Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Parashikuesi i tërmeteve: Ja çfarë ndodh në Shqipëri në muajin nëntor

20/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Parashikuesi i tërmeteve: Ja çfarë ndodh në Shqipëri në muajin nëntor

Gani Gurguri është një 54-vjeçar që jeton dhe punon në qytetin e Fierit. Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin. Në një intervistë për “Dritare.net Ganiu tregon se si ka parashikuar disa nga fenomenet natyrore që kanë ndodhur në vitet e shkuara, parashikime që kanë dalë të gjitha të vërteta si dhe ka bërë një parashikim për motin gjatë muajit nëntor. Më poshtë ndiqni intervistën e plotë me Gani Gurgurin.





Ku jetoni dhe ku punoni?

Jetoj në qytetin e Fierit, punoj tek Alpetrol.


Si keni nisur të parashikoni motin dhe tërmetet?

Dashuria për natyrën më ka bërë të merrem me këtë gjë. Duke e njohur natyrën, fillon t’i kuptosh shenjat e saj, nëpërmjet të cilave ajo kërkon të komunikojë me ne.

 Keni studiuar për sinoptikë?

Jo, nuk kam studiuar.

Çfarë metodash përdorni për të realizuar parashikimet tuaja?

Për metodat janë kuriozë të gjithë, por nuk tregohet sekreti i punës. Metodat janë të thjeshta por puna është e vështirë dhe në qoftë se i thua, njerëzve ju duken absurde, në këto kohë kur shkenca ka evoluar. Pasioni, aftësia për të kuptuar shenjat e natyrës dhe praktika, janë ato çka me dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. Edhe unë njeri i zakonshëm jam, por puna që bëj është e jashtëzakonshme.

Çfarë keni parashikuar më parë dhe sa të sakta kanë qenë parashikimet tuaja?

Parashikimet e mia janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta, do më duhej një ditë e tërë për t’i treguar. Po tregoj disa prej ngjarjeve që kanë bërë më shumë bujë dhe më shumë dëme në njerëz dhe materiale.

Në 1985- përmbytje. Lajmërova Kryetarin e kooperativës

1- 3.11.2005- përmbytje masive pas daljes së Vjosës, lajmërova Fatos Bejën

2.02.2007- paralajmërim për det të keq, Ngel vapori në Durrës

10.6.2007- parashikim për ardhjen e Xhorxh Bushit Shqipëri. Ndërkohë që të gjitha mediet e jepnin me shi, parashikimi im ishte për kohë të mirë, ashtu edhe siç ndodhi.

7.12.2010- përmbytje masive.

2014- 2015- bëra kalendar meteorologjik, ku parashikova shi me intensitet të lartë, lajmërim që e bëra edhe në mediat lokale, Fier

Tërmetet që kam parashikuar

Tërmeti i parë i lajmëruar në studion e Z.Lirë, me epiqendër në Korçë, ishte 4.5 ballë. U ndje edhe në Tiranë, madje parlamentarët dolën jashtë salle.

Rasti i rrallë- në 55 ditë kanë rënë 10 tërmete, Itali, Greqi, Mal të Zi etj.

Kam gjetur tërmete në Indonezi, Kinë, Itali, Maqedoni, Greqi etj.

Cili është parashikimi i moti në Shqipëri, për këto kohë?

Më poshtë po sjell disa parashikimet e mia sesi do të jetë moti deri në fund të muajit nëntor.

26- 31 tetor- moti i paqëndrueshëm

1- 2 nëntor- shi lokal

3- 5 nëntor- kohë e mirë

14-18- do të jetë mot me shi

19- 20- do të ketë shi lokal dhe mjegull

20- 24- mot me vranësira dhe shi lokal

24-30- reshje dhe me interval të shkurtër përmirësimi

25- 27- lëkundje tërmeti

Ku do të bjerë tërmeti i fund nëntorit?

Në Gjirokastër –Janinë. Do të jetë i ngjashëm me tërmetin e kaluar. Për më shumë do flasim bashkë, një herë tjetër, sepse jam duke punuar dhe nuk mund të them diçka më shumë tani.

Si sillen njerëzit me ju? I besojnë ato që ju parashikoni?

Tashmë, njerëzit e kanë fituar besimin tek mua. Dikur me shihnin si të çuditshëm, ndërsa tani më shohin si fenomenal. Ka nga ata njerëz që nuk ndalojnë së më pyeturi për data të ndryshme, për arsyet që kanë. Disa habiten që unë ende nuk punoj në stacionin meteorologjik të Shqipërisë, e të tjerë më thonë shpesh, “ik jashtë, pasi vetëm andej do të gjesh mbështetje”.

 Çfarë do të kërkonit nga institucionet e këtij vendi?

Pikë së pari do iu kërkoja e të më mbështesnin me një kurs kualifikimi në këtë fushë, që unë të avancoj më tepër, sepse parashikoj pa aparatura. Gjithashtu, do të doja një vend pune në stacionin meteorologjik.

Por e di që është e vështirë. Isa Boletini thoshte: Shqiptarët të falin gjakun, por jo suksesin.

/dritare.net

ganiu

Tags: parashikimiShqiperiTermet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Next Post
FOTO/ Pas debateve të ashpra në Kuvend, Rama kafe për qejf me deputetët e PD-së

FOTO/ Pas debateve të ashpra në Kuvend, Rama kafe për qejf me deputetët e PD-së








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera