Dihet që vera është edhe stina më delikate për lëkurën, ndaj hedhja e parfumit në këto zona të ndjeshme dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojnë reaksione nga më të ndryshmet. Dermatologët këshillojnë zonat e duhura se ku duhet vendosur ai, në këtë stinë të nxehtë dhe shumë delikate për lëkurën. Me dëshirën për diell, det dhe ajër të pastër, lind edhe dëshira për t‘i kushtuar trupit më shumë përkujdesje. Netët e nxehta, trupat e nxirë dhe veshjet ekstravagante të zgjojnë pasionin për ta përkëdhelur trupin me aroma të këndshme dhe joshëse. Por pavarësisht dëshirave, është e rëndësishme të frenohemi, duke menduar për rrezikun që mund të shkaktojnë, duke e hedhur atë në vendet më pak të përshtatshme.
Lëkura
Zakonisht pas dushit, kur lëkura është shpëlarë me ujë të ngrohtë dhe poret janë hapur, është mirë që të hidhet parfum. Një lëkurë në këtë gjendje garanton një qëndrueshmëri më të lartë të aromës së tij. Dermatologët theksojnë edhe se përdorimi i parfumeve apo produkteve të tjerë aromatike gjatë ciklit menstrual dhe femrave që vuajnë nga migrena duhet shmangur patjetër, pasi ky çon drejt dhimbjeve të forta të kokës. Sipas tyre, nëse hidhet mbi lëkurë parfumi mund të provokojë mbi lëkurë disa irritime të lehta. Kjo ndodh nëse ke një epidermë shumë të ndjeshme. Më të shpeshta në fakt janë njollat që shkaktohen nëse pasi ke hedhur parfum bën banjo dielli ose një seancë solari”. Kur një aromë është shumë e fortë, ose nëse nuhaten shumë parfume njëri pas tjetrit, ndodh të provokohen dhimbje koke, deri në të vjella. Në të kundërt, nëse përdoren në sasinë e duhur, disa esenca kanë aftësinë të largojnë migrenën. Si përfundim mos harroni, se edhe pse parfumi është një element më shumë për të theksuar elegancën, asnjëherë nuk duhet vendosur në faqe, ballë apo mbi veshje pavarësisht mbrëmjeve speciale për ku jeni nisur.
Pas veshit
Lëkura është shumë e hollë në këtë pjesë të trupit dhe përshkohet nga shumë kapilarë sipërfaqësorë, kështu që edhe temperatura duke qenë më e lartë se në pika të tjera të trupit, garanton qëndrueshmërinë aromës. Parfumi duhet të hidhet në lartësinë e lobit, aty ku mbaron kocka dhe fillon bulëza.
Pas gjunjëve
Lëkura e kësaj zone preferon parfumet delikate. Ideale, sepse janë të lehta dhe më pak agresive, deodorandet apo kolonjat pa alkool dhe vajrat esencialë aromatikë që janë delikatë dhe përshtaten me natyrën e kësaj pjesë të lëkurës.
Në qafë
Dermatologët këshillojnë që ai të vendoset aty ku mbarojnë flokët, pasi esencat e parfumuara i thajnë flokët dhe i dobësojnë shumë fibrat. Për shumë njerëz, vendi i preferuar për ta vendosur atë janë kyçet e dorës, edhe pse pas larjes së duarve, apo futjes në det, aroma mund të zhduket lehtë. Atëherë lind pyetja se ç‘duhet të bëjmë për të pasur një aromë që zgjat për shumë kohë në trup, ku duhet ta vendosim? Ja disa nga vendet më të rëndësishme që mjekët këshillojnë për të vendosur parfumet.
Në shpinë
Femrat që zakonisht përdorin parfume të cilat përmbajnë shumë alkool duhet ta hedhin në shpinë mes shpatullave, ku aroma reziston më tepër. Ndërsa parfumet me aromë më të lehtë mund të aplikohen në fund të kurrizit poshtë pa shkaktuar acarimin e lëkurës.
Në gjoks
Në këtë zonë nuk janë shumë të këshillueshme parfumet me përqendrime të mëdha vajrash esencialë dhe alkoolesh, pasi ajo është shumë delikate për të shkaktuar alergji. Do të ishte mirë që të hidhnit disa pika parfumi në mes të gjoksit, por pa e ekzagjeruar. Mirë do të ishte të përdornit flagranca të thata, apo aroma shumë të lehta.
Për më shumë qëndrueshmëri
Zakonisht pas dushit, kur lëkura është shpëlarë me ujë të ngrohtë dhe poret janë hapur, është mirë që të hidhet parfum. Një lëkurë në këtë gjendje garanton një qëndrueshmëri më të lartë të aromës së tij.