Paris Hilton është zyrtarisht e martuar me biznesmenin Carter Reum në një dasmë ekstravagante mes yjeve në pronën e gjyshit të saj në Bel-Air.
Të enjten u mbajt ceremonia dhe më në fund kemi një foto të Paris nuse veshur nga Oscar de la Renta. Trashëgimtarja 40-vjeçare kishte ftuar në dasmë miqtë më të mirë, sigurisht edhe të botës së ekranit. Ndër ta ra në sy Bebe Rexha, shoqëruar nga partneri i saj dhe Emma Roberts.
Çifti i njohur që celebroi dashurinë, janë lidhur që në 2019-ën dhe zyrtarisht nga dje janë burrë e grua. Fotot nga dasma po ju lëmë t’i komentoni vetë./revistawho.com








