Paris Hilton ka njoftuar se do të bëhet nënë për herë të dytë. Miliarderja e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale duke zbuluar se do bëhet me vajzë. Ajo dhe bashkëshorti Carter Reum kanë vendosur ta quajnë vajzën London. Paris ka edhe një djalë me emrin Phoenix.









