Paris Hilton ka vendosur të postojë foton e parë të së bijës. Vendimi i Parisit erdhi si befasi, veçanërisht pasi ajo më parë kishte refuzuar të zbulonte publikisht vajzën e saj.
Hilton prezantoi vajzën e saj, të quajtur London, në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shprehur gëzimin për përmbushjen e ëndrrës së saj për të pasur një vajzë dhe për t’i vënë emrin e kryeqytetit britanik.
“Fëmijët e mi më kanë treguar një dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë. E dija se mund të ishte kaq e thellë përpara se të bëhesha nëna e tyre,” postoi ajo në Instagram.









