Paris Hilton ka rrëfyer ndjesitë e saj si nënë në një intervistë për CNN. Miliarderja së fundmi u bë nënë për herë të dytë me një vajzë dhe tani që familja e saj ka katër anëtarë i duhet të gjejë më shumë kohë për jetën private.
Paris ka shpjeguar se zgjedh gjithmonë të bëjë detyrat e saj si nënë duke lënë në plan të dytë angazhimet profesionale.
“Unë kam një orar mjaft të ngjeshur kështu që po mësoj të them jo dhe po përpiqem të kaloj sa më shumë kohë të jetë e mundur me të vegjëlit e mi“, është shprehur ajo gjatë intervistës.
Të dy fëmijët e biznesmenes amerikane kanë ardhur në jetë përmes një nënë surrogate.