Balerina Hueyda El Said nisi një romancë të re me partnerin e saj Thierry-n, pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti.
Çifti tashmë bashkëjeton dhe janë shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit dhe shpesh publikojnë foto nga jeta e tyre.
Së fundmi Hueyda ka shpërndarë një moment tepër emocionues për të.
Thierry ka festuar ditën e lindjes dhe sigurisht nuk mund të mungonte prania e balerinës dhe djalit të saj, Gabrielit.
Edhe pse ai nuk është babai biologjik i Gabrielit, vogëlushi ka nisur ta thërrasë atë “babi” dhe i ka bërë surprizën më të bukur.
Hueyda ka postuar një pjesë nga festa e Thierry-t në të cilën ai ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të këndojë këngën e ditëlindjes. “Gëzuar ditëlindjen babi”, thotë Gabrieli gjatë këngës duke e bërë ditëlindjen edhe më të veçantë për çiftin dhe të ftuarit.