Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Partnerja e Ledionit përlotet në studio: Janë emocione që nuk përballohen lehtë!

02/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Partnerja e Ledionit përlotet në studio: Janë emocione që nuk përballohen lehtë!

Prej disa javësh, të gjithë e shohin çdo të premte Fjoralba Ponarin, moderatoren që shoqëron Ledionin në prapakuintat e “The Voice” e që bëhet njësh me emocionet e të gjithë konkurrentëve që largohen çdo javë, por edhe të atyre që vijonë të luftojnë deri në fund.





Eksperienca e parë me ekranin ishte vitin e kaluar, ndërsa ajo kishte ardhur në “The Voice” për të mbështetur motrën e saj, e cila, për fat të keq nuk arriti të kualifikohej. Por dikujt i ra në sy bukuroshja dhe i propozoi asaj për të qenë imazh i “The Voice”. Natyrisht, si fillim, propozimi iu duk tundues, ndaj e pranoi me kënaqësi, por rrugës, pasi kishin filluar audicionet e The Voice 6, Fjoralbës iu kërkua të ishte moderatore në prapaskenë për të qenë një zë më afër publikut. Duke rrëfyer për eksperiencën në “The Voice”, dje në “Pasdite në Top Channel”, Fjoralba ka ndarë me publikun edhe profesionin e saj të vërtetë.


Kush është jashtë ekranit Fjoralba?

23-vjeçarja ka mbaruar studimet për stomatologji, madje edhe ushtron profesionin e stomatologes pranë klinikës së saj. E vështirë ta mendosh që një bukuroshe si ajo mund të shkulë dhëmballë, por sigurisht që e bën dhe me shumë përkushtim, tregon ajo.

E pyetur për përfitimin e dy gjërave të ndryshme që bën, Fjoralba tregon se më shumë se përfitim ekonomik, dallimi është emocional: “Përfitimi emocional nuk ka të krahasuar, janë emocione të cilat nuk është e lehtë t’i përballosh…”

E lindur dhe e rritur në një familje mjekësh, Fjoralba nuk e ka pasur të vështirë ta gjejë rrugën e vet. I ati, stomatolog dhe ai, është më fanatik ndaj këtij profesioni, edhe pse tanimë Fjori e ka zgjedhur rrugën dhe nuk vuan nga dilema: “Babi, sigurisht nuk dëshiron që unë të jem me kohë të plotë në televizion, ndërsa mami është më tolerante dhe më thotë të bëj atë që më bën të ndihem më mirë… Unë i dua shumë të dyja… Stomatologjia është një profesion i pastër, por ka edhe të ardhura të mira. Duke kaluar koha, kupton se ka edhe një mesazh humanitar brenda këtij profesioni: i bën njerëzit të ndihen mirë… Por unë nuk i ndaj dot, i dua të dyja” – tregon Fjoralba për “Pasdite”

Nëse me pacientët duhet të jetë e ftohtë dhe, me raste edhe e vrazhdë, ndryshe ndodh me konkurrentët e The Voice, për të cilët nuk ka qarë pak herë. Edhe në studio, sapo kujtohen të eliminuarit, ajo e ka të vështirë t’i mbajë lotët. Është një luftë e fortë me emocionet më shumë sesa garë për më të mirin… Duket!/class/

Tags: Fjoralba PonariThe Voice Of Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!
Breaking News

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!

05/12/2025
Next Post
U përballën tek “E diela shqiptare”, ja çfarë po ndodh sot midis vjehrrës dhe nuses…

U përballën tek “E diela shqiptare”, ja çfarë po ndodh sot midis vjehrrës dhe nuses…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera