Quhet Guxim Beqiri por të gjithë e njohin si Xhimi i “Select 1”. Padyshim është parukieri më i famshëm në Tiranë, por talenti i tij i madh duke se po nis të bëjë zhurmë edhe jashtë vendit. Në fakt Xhimi është i vetmi shqiptar, që është përzgjedhur në garat e huaja të parukerisë. Siç ndodhi herën e fundit, ku na përfaqësoi në Itali në një kompeticion që prezantonte trendet më të reja të modeleve të flokëve. Sigurisht ai nuk u kthye në Tiranë pa çmim. Por vlerësimin më të madh e merr këtu, nga klientët besnikë që i shtohen dita-ditës e po ashtu nga ata VIP, duke qenë se është i preferuari i personazheve të famshëm. Më poshtë ju kemi sjellë edhe disa foto ku Xhimi na përfaqësoi jo vetëm me talentin e tij, por edhe me stilin unik që ka vetë në veshje e sigurisht në krehje./ revistawho.com









