Lëvizja e radhës në tregun mediatik i ka befasuar të gjithë. Gazetarja e njohur, Beti Njuma, pas 14 vitesh punë në gjigandin mediatik ‘Top Channel’, është larguar drejt një televizioni tjetër. Sipas newsbomb.al, Beti i ka thënë ‘Po’ një oferte të parezistueshme nga Ylli Ndroqi i ‘Ora News’. Asaj i është propozuar posti i drejtoreshës së informacionit, të cilin më parë e mbante Ilva Tare.