Pas dy vitesh, Meghan Markle dhe Princ Harry janë takuar me Mbretëreshën Elizabeth 2. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex.
Gazetari mbretëror Omid Scobie ndau lajmin menjëherë pasi “TMZ” raportoi se Meghan dhe Harry bënë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles.
Burimet thanë se Meghan dhe Harry fluturuan nga Los Angeles në Londër të martën mbrëma.
Dyshja ka vendosur të përmirësojë marrëdhënien me Mbretëreshën Elizabeth, pasi kjo e fundit ka qenë e ngarkuar nga gjendja shëndetësore dhe pas 2 vitesh shkëputje dëshirojnë të mbajnë raport të mirë.
Pallati mbretëror njoftoi se Elizabeth nuk do të marrë pjesë në shërbimet e së dielës së Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor./revistawho.com







