Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e “BBV4” mirëpriti rikthimin e tre ish-banorëve: G Bani, Amber dhe Jozi. Ky i fundit u gjend përballë Loredanës, në një moment që pritej të sillte sqarime mes tyre. Megjithatë, atmosfera mes dyshes ishte e ftohtë dhe e tensionuar.
Pas përfundimit të spektaklit, Jozi dhe Loredana u ulën për të biseduar, por komunikimi i tyre mori një kthesë të papritur, duke treguar se marrëdhënia e tyre është ende e mbushur me keqkuptime dhe tensione.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Lori: Pse dërgove trëndafila?
Jozi: Mos më prek.
Lori: Do të prek, s’të pyes.
Jozi: A je në terezi ti? Mos më shpjego, se s’kam nevojë.
Lori: Po deshe.
Jozi: E kupton çfarë ke bërë, moj?
Loredana: Ke ardhur me skenar këtu brenda? Do të luash mbi kurrizin tim por nuk ta lejoj…
Jozi: E di kush është ndryshimi mes meje dhe teje? Unë kam bërë gabime por i kam bërë me njerëz të tjerë jo me ty. Ti i futesh një loje dhe luan me ekstremitete…
Loredana: Më fal…nëse të kam bërë të ndjehesh keq








