Kanë kaluar 6 muaj nga kënga e fundit e Xhensila Myrtezaj “Uh Baby” në bashkëpunim me Kidën. Ajo ka vendosur që këtë muaj të publikojë projektin e radhës. Titullin e këngës Xhensila nuk e ka bërë të ditur, por lajmin e ka dhënë nëpërmjet Instagramit ku shkruan se kënga do të vijë së shpejti dhe na zbulon pamjen e saj në videoklip. “Uh Baby” e publikuar 6 muaj më parë ka arritur 25 milion shikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku./revistawho.com