Kanë kaluar 8 muaj nga kënga e fundit e Dhurata Ahmetaj “Gabim”. Ajo ka vendosur që këtë muaj të publikojë projektin e radhës. Titullin e këngës Dhurata e ka bërë të ditur nëpërmjet një fotoje në Instagram. “D” do të titullohet kënga dhe pritet të publikohet shumë shpejt edhe pse Dhurata nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër përveç pamjes së saj në videoklip. “Gabim” e publikuar 8 muaj më parë ka arritur 1 milion shikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku./revistawho.com