Në një bisedë të zhvilluar sot me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Miri hapi një kapitull personal nga jeta e tij jashtë reality show-t, duke folur hapur për marrëdhënien me bashkëshorten.
Teksa ndodheshin në oborrin e akuariumit, këngëtari tregoi se partnerja e tij ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe mezi pret që gjatë verës të vijë për pushime. Ai shpjegoi se organizimi i jetës së tyre ka qenë gjithmonë i ndërlidhur, deri në atë pikë sa planet e saj përcaktonin edhe të tijat.
Sipas Mirit, kur ajo caktonte ditët e pushimit, ai i përshtatej plotësisht ritmit të saj, duke e konsideruar veten pjesë të të njëjtit “sistem” me të.
“Sa ditë ke pushime ti, 21. Dëgjo i thashë, ta rregulloj unë. I thashë bëj si e sëmurë, mos të rrish 21 ditë por 30. E më tha jo, se ashtu është sistemi. Ato pushimet e atij viti ishin të planifikuara. Ajo ka qejf që në verë të vij këtu. Edhe thotë, verën tjetër nga filan datë në flian datë, se ma kërkon puna thotë. E kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, se jemi sistem unë dhe ajo, se unë isha i varur tek ajo. Ajo punonte dhe unë rrija”, tregoi artisti.








