Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas aksidentit tragjik ku vdiqën 3 shoqet e ngushta, familjarët përballen me një tjetër problem

17/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas aksidentit tragjik ku vdiqën 3 shoqet e ngushta, familjarët përballen me një tjetër problem

Një aksident tragjik tronditi vendin disa ditë më parë, ku 4 të rinj humbën jetën pasi dy makina u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës. 36-vjeçari Dashnor Deliallisi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe në sens të kundërt dhe ka përplasur për vdekje tre shoqet e ngushta Gretën, Izabelën dhe Elonën. Kushërira e Greta Sherifit me iniciale N.E., ka kontaktuar pranë redaksisë tonë duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për telefonat e 23-vjeçares. Sipas saj, familjarëve u janë dorëzuar disa sende pa vlerë, por jo telefonat. Ata janë të gatshëm të paguajnë në vlerë monetare, vetëm që telefonat t’ju kthehen, pasi aty kanë kujtimet me Gretën. Kushërira iu bën thirrje personave që kanë telefonin që të mendojnë për dhimbjen e familjarëve dhe t’ua kthejnë, pasi janë e vetmja gjë që u ka ngelur nga vajza e tyre. Ndërkohë, e pyetur për dy shoqet e tjera të Gretës, kushërira thotë se familjarët e tyre i kanë marrë sendet personale, duke qenë se vlera e atyre telefonave nuk ishte aq e lartë.





“Përshëndetje JOQ! Dua ndihmën tuaj. Nga vendi i aksidentit në 13 tetor në Sukth me viktima tre gocat, janë humbur dy telefonat e Greta Sherfiti, 1 iPhone 6 e një iPhone 7. Ju lutemi postojeni nëse dikush i ka ose di diçka ne si familje jemi te gatshëm t’ju japim në lekë vlerën e telefonave që t’i blejnë të rinj. Telefonat e Gretës  i duam pas se aty na ka lenë terë kujtimet e saja. Ju lutemi te na i kthej pas kush i ka. Shume faleminderit ju lutem postojeni. Unë jam kushërira e saj, por u rritëm në një shtëpi, qe motra ime e vogel. Javës tjetër do behet edhe denoncimi në polici se prindërit s’janë akoma në gjendje. Është gjetur vetëm çanta e saj e hapur me cigaret, portofolin me 4 mijë lekë brenda e ca gjëra pa vlerë, por telefonat nuk u gjetën”, thotë kushërira e Gretës.”

Më tej, ajo bën me dije se po atë ditë pas aksidentit dikush është futur në Facebook-un e 23-vjeçares rreth orës 15:24 minuta, ndërsa sendet e dy shoqeve të tjera janë dorëzuar tek familjarët.


“Po, të afërmit e dy shoqeve të tjera i kanë marrë thanë policët, por ishin telefona me vlerë më të vogël, për një telefon të Gretës e dimë sigurisht që ishte tek çanta e saj e tjetrin në dorë kur ndodhi aksidenti. I kanë marrë ndoshta nga vlera e lekëve pa menduar vlerën e fotove për neve. Kur na dhanë çantën të hapur i thamë se mungojnë telefonat e na thanë nuk u gjendën, shkoni e kërkoni në makinë. Por, çanta po të qe hapur në momentin e aksidentit gjërat që kishte brenda do ishin shpërndarë, policët thanë se çantën e gjetën veç me ato gjëra brenda”, është shprehur për Jetaoshqef.al kushërira e Gretës.”/jetaoshqejf

Tags: 3 shoqet e ngushtaaksidentvdekje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Next Post
Ja si të dobësohesh me supë

Ja si të dobësohesh me supë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera