Më 11 mars të këtij viti, në Milano do të mbahet seanca e parë e divorcit mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Dyshja i japin fund martesës 11-vjeçare. Corriere della Sera raporton se modelja do t’i kërkojë futbollistit një shumë prej 500 mijë eurosh në muaj. Çifti janë prindër të dy vajzave, dhe shuma e përcaktuar prej Narës do të jetë për mirëmbajten e tyre.
Kjo nuk është e gjitha. Icardi ka bërë kallëzim penal për rrëmbim të fëmijëve dhe ka aktivizuar një procedurë ndërkombëtare duke iu referuar Konventës së Hagës për të siguruar riatdhesimin e vajzave në Stamboll. Sipas tij, dy vajzat, të dyja shtetase italiane, mbaheshin nga nëna e tyre në Argjentinë pa pëlqimin e saj.








