Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas fotove të reja nga shesh-xhirimi, Bes Kallaku sqaron të vërtetën e filmit hollivudian

04/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas fotove të reja nga shesh-xhirimi, Bes Kallaku sqaron të vërtetën e filmit hollivudian

Një realitet tjetër shqiptar do t’i prezantohet së shpejti publikut përmes një projekti të madh hollivudian, i cili ka bërë pjesë edhe aktorë të njohur nga Shqipëria. “Lazarat Burning” do ta prezantojë Shqipërinë në sytë e të gjithë botës me një pamje të re e të panjohur. Kompania filmike “Mercury Films” po përgatitet që gjatë muajve të verës të transmetojë “Lazarat Burning” ose “Lazarati në Flakë” –  një film aksion me histori delikate nga fshati i Lazaratit – aty ku shqiptarët, më shumë se për gjithҫka tjetër, luftojnë për idealet.





 


Krahas aktorëve të shquar të Hollywood-it, “Lazarat Burning”, është një produksion gjigant i cili do të sjellë edhe aktorë të tjerë nga Rusia, Franca, por edhe Kosova e Shqipëria. Mes emrave të njohur ndërkombëtarë: Gabriel Garko, Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich, pjesë e kastit do të jetë edhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Besart Kallaku, i cili i është larguar disi profilit të “Portokallisë” për të eksperimentuar në një zhanër të ri interpretimi – jashtë skenës së përjavshme të humorit.

Ky nuk është projekti i parë jashtë “Portallisë” për Besin, por është i pari me të tilla përmasa, ndaj edhe vëmendja e publikut në këtë rast është edhe më e madhe.

Në një prononcim ekskluziv për Class, Besi rrëfen se “Lazarat Burning” është një projekt me përmasa të mëdha, ndryshe nga të gjitha projektet që ai ka realizuar deri tani: “Është një produksion i madh amerikan që flet për ngjarje që ndodhin në Shqipëri, mes tyre edhe shumë ngjarje kriminale. Tematika e filmit është aksion thriller… “ – rrëfen Besi, i cili shton se xhirimet zgjasin një muaj dhe shumë shpejt filmi do të transmetohet edhe në ekranet shqiptare.

Roli i Besit është ndryshe nga rolet që ai ka interpretuar deri tani, por po aq origjinal sa edhe të tjerët: “Unë luaj rolin e një mafiozi shqiptar…” – thotë ai si për të treguar se është një lloj Skifteri në një formë tjetër.

Mes shumë kulturave të vendeve të ndryshme të botës, “Lazarat Burning” sjell një fytyrë të re edhe për Shqipërinë – një këndvështrim tjetër të saj dhe një mënyrë për të bërë botën të ndryshojë mendim. Siҫ është deklaruar edhe më parë, filmi është i veçantë sepse sjell në vëmendje kurajën dhe shpresën për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Prej pak muajsh, produksioni ka filluar promovimin në të gjitha vendet ku do të shfaqet filmi.

Marre nga Class

Tags: Bes Kallakufilm
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, Kushi përballet sërish me Arnav, ja çfarë do ndodhë nesër

"Si ta quaj këtë dashuri", Kushi përballet sërish me Arnav, ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera