Dikur ato cilësoheshin edhe si motrat, njëra bionde e tjetra brune. Por tani e kanë humbur këtë status. Dy vajzat këngëtare të familjes Koçi, kjo pranverë i ka gjetur me ndryshime të mëdha sa i takon pamjes. Pak ditë më parë, Greta Koçi na u shfaq me gërsheta biondë. Ndërkohë sot Eni Koçi është shndërruar në një vajzë flokëkuqe. Duhet thënë se edhe kështu duket po aq e bukur.