Fansat e Lil Wayne thonë se tekstet e tij janë shfrytëzuar si frymëzim për fjalimin e madh të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton. “Kur nuk ka tavan, qielli është kufi”, ka thënë mes tjerash Clinton duke i ofruar amerikanëve vizionin e saj. Menjëherë kanë nisur reagimet e fansave të reperit në Twitter, të cilët thonë se Hillary ka qenë nën ndikimin e sloganit të Lil Wayne. Ndërkohë, ka pasur edhe të tillë që thonë se është fjala për një koincidencë, pasi ai slogan është një frazë e shpeshtë. Hillary Clinton është femra e parë kandidate për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ka thënë duhet liruar nga barrierat . Vet Lil Wayne ka shprehur mbështetje për të duke bërë një postim në Twitter. /Telegrafi