Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

Pas muajsh të tërë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, Gjesti ka bërë një rikthim të papritur, por domethënës, pikërisht në ditët e Krishtlindjes. Mungesa e artistit nga skena dhe komunikimi me publikun kishte ardhur si pasojë e një humbjeje të rëndë familjare, ajo e vëllait të tij, duke e shtyrë këngëtarin të tërhiqej përkohësisht nga jeta publike.





Këtë herë, rikthimi nuk ka ardhur përmes një kënge apo interviste, por përmes një imazhi simbolik të publikuar nga kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, si urim festiv. Fotografia e shpërndarë solli menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ndezi reagime të shumta emocionale.

Në imazh, Gjesti paraqitet me një pamje që ruan stilin e tij të njohur – xhinse dhe atlete rozë të spikatura – i rrethuar nga dritat e pemës së Krishtlindjes. Megjithatë, detaji që u komentua më së shumti ishte fakti se figura e tij duket e krijuar ose e përpunuar përmes Inteligjencës Artificiale, duke dhënë idenë e një “pranie virtuale” pa e ekspozuar drejtpërdrejt artistin. Një zgjedhje që tregon se Gjesti vijon të mbrojë privatësinë e tij në këtë periudhë të ndjeshme.


Reagimet e fansave nuk vonuan. Komentet u mbushën me mesazhe dashurie, mbështetjeje dhe mallëngjimi. “Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë,” shkruante një ndjekëse, ndërsa një tjetër shprehej hapur: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty.”

Edhe pse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një rikthim të afërt në muzikë apo në skenë, kjo paraqitje festive u pa si një shenjë shprese për komunitetin e tij. Fansat mbeten pranë artistit, duke treguar se janë të gatshëm ta presin sa herë që ai të ndihet gati të rikthehet plotësisht.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera