Jemi zyrtarisht në periudhën e kartolinave, për të cilat pallati mbretëror është dalluar gjithmonë. Pas Princ William dhe Kate Middleton ka qenë radha e Princ Charles dhe dukeshës Camila të pozojnë së bashku në kopshtin përrallor me lule në Birkhall të Skocisë, aty ku familja mbretërore u zhvendos gjatë pandemisë.
Në foto shihet se çifti është ulur në një stol ndërsa është i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe.

Ky vit ka qenë i qetë për Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Cornwall. Në fund të marsit, trashëgimtari 72-vjeçar i fronit u diagnostikua me COVID-19 dhe shfaqi “simptoma të lehta” të virusit. Ai dhe Camilla pastaj u vetë-izoluan së bashku në Birkhall. Që atëherë ai është shëruar./revistawho.com








