Qershori duket se do të jetë i mbushur me dasma. Pas dasmës së Kleas dhe Elgitit, kemi edhe Arbanën dhe Eduartin të cilët së shpejti do të kurorëzohen në Itali. Por dasmën duket se po e mendojnë edhe Venera e Lindi.

Venera e Lindi kanë qenë të ftuar në dasmën e Kleas dhe Gitit, ku si duket iu ka lindur dëshira për një ceremoni të tyren. “Po ne kur?”, shkruan Venera krahas një fotoje me Lindin.









