Pasi u dha lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit, Aneta Rama, edhe Gregori ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale. “Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan ai krahas fotos ku shfaqet i qeshur pranë gjyshes së ndjerë. Aneta Rama u nda sot nga jeta në moshën 82-vjeçare pasi ishte e sëmurë prej një kohe të gjatë.