Pas bujës që shkaktuan raportimet se Shpat Kasapi ishte përfshirë në një përplasje fizike me disa dasmorë, këngëtari ka vendosur të reagojë vetë. Në një postim në InstaStory, ai ka qetësuar fansat dhe ka sqaruar se nuk ka asgjë serioze për t’u shqetësuar.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – ka shkruar Kasapi.
Artisti shtoi se ngjarja ka lindur nga një mosmarrëveshje e vogël me disa të ftuar, duke nënvizuar se lajmet janë fryrë tej mase nga portalet.









