Që pas lajmeve të mediave franceze për pjesëmarrjen e këngëtares Aya Nakamura, e cila mund të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris ka patur sulme të shumta raciste kundrejt saj.
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim pas ankesës së bërë nga një organizatë e cila lufton racizimin.
28-vjeçarja është stigmatizuar nga e djathta ekstreme dhe ka qenë subjekt i sulmeve të shumta raciste që nga njoftimi në fund të shkurtit nga e përjavshmja “L’Express” që hidhte dyshime se ajo mund të këndonte në Lojërat Olipmpike që do të mbahen në Paris.
Megjithatë, duhet theksuar se pjesëmarrja e saj ende nuk është konfirmuar nga këngëtarja, as nga organizatorët e Lojërave Olipmike.








