• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas largimit të Harry-t dhe Meghan, Mbretëresha Elizabeth trishtohet më shumë për Archie-n

Largimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga mbretëria duket se e ka shqetësuar jo pak mbretëreshën e Anglisë.

Burime ekskluzive kanë bërë të ditur për ‘Cosmopolitan’ se Elizabeth është shumë e mërzitur për faktin se nuk do të mund ta shohë rregullisht nipin e saj, Archie. Po të njëjtat burime kanë shtuar se mbretëresha mendon se largimi nga familja mbretërore dhe rritja e Archie-t larg të afërmëve të tij do të ndikojë në mënyrën e jetesës së të voglit.

Kujtojmë se jo më larg se dje, Harry takoi nga afër gjyshen e tij, teksa kjo e fundit i tregoi se ai dhe Meghan janë gjithmonë të mirëpritur në mbretëri./revistawho.com