• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Pas lindjes, Ami zgjedh mënyrën më të mirë për të mbajtur trupin në formë

Për shumicën e njerëzve e hëna do të thotë punë dhe një jave e lodhshme para, por nëse doni të nisni me pozitivitet ditën, me siguri do t’ju ndihmonte një këshillë nga Amarda Toska. Moderatorja e njohur pak javë më parë solli në jetë vajzën e saj Sia. Pavarësisht përkushtimit që duhet të tregojë ndaj vajzës së saj, Ami nuk harron të kujdeset edhe për veten.

Si një mënyrë për të mbajtur trupin në formë, ajo e ka nisur të hënën afër natyrës dhe gjelbërimit, e çliruar nga make up-i në mënyrën më natyrale të mundshme. Me anë të një ‘Live Video’ ajo ka treguar se të dalësh në natyrë për ecje ose vrap është më e mira që mund të bëjmë për shëndetin, duke dërguar një mesazh pozitiv për të gjithë ndjekësit e saj./revistawho.com