Pak ditë më parë në kryeqytet u mbajt një nga dasmat e më të përfolura. Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri celebruan dashurinë e tyre me martesë. Në këtë ditë të rëndësishme Jona zgjodhi të veshë një fustan të personalizuar vetëm për atë, i cili e tregonte mjaft madhështore. Një rëndësi e veçantë sigurisht që ju kushtohet edhe ‘këpucëve të hirushes’. Pak minuta më parë moderatorja ka postuar një foto të këpucëve të saj të cilat i përkasin firmës së njohur “Jimmy Choo”dhe sipas“IconStyle” kanë kushtuar 525 euro.
Kjo firmë duket të jetë mjaft e pëlqyer për vajzat shqiptare pasi edhe Xhensila Myrtezaj dhe Marina Vjollca në dasmën e tyre kanë zgjedhur të njëjtën markë./revistawho.com