Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është shprehur se është gati për tu bërë nënë pasi dëshiron të ketë fëmijë, por këtë zhvillim e ka lënë të ndodhë kur të jetë koha e duhur.
“Unë do të doja të kisha fëmijë, por sigurisht kur të jetë koha e duhur”, u shpreh artistja gjatë një interviste për emisionin “National Geographic”.
Vitin e kaluar Rita u kurorëzua në martesë me Taika Waititi. Çifti mbajti një dasmë tejet private dhe fotot nga dita e tyre më e lumtur vendosën t’i ndanin një vit më vonë.








