Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas ndarjes nga Alba, Diedoni i lidhur me Sidritën e BB9: Ishte shumë xheloze

17/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas ndarjes nga Alba, Diedoni i lidhur me Sidritën e BB9: Ishte shumë xheloze

Një foto e Diedonit, banor i BB8, në të cilën dukej shumë i afërt me Sidritën, banore e këtij edicioni, hodhi dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Në një intervistë për Blitz.al, Diedoni e ka konfirmuar këtë gjë, duke treguar edhe arsyet e ndarjes dhe mendimin që ai ka për raportin Sidrita-Ervin.





1.Diedon, ka një foto që po qarkullon ku jeni dhe ju dhe banorja e këtij viti në Big Brother, Sidrita. Si qëndron e vërteta e kësaj fotoje?

Sa i përket fotos që po qarkullon, është një foto dhe një pozicion që jo domosdoshmërisht mund të quhet foto e bërë nga një çift. Foto të tilla egzistojnë edhe mes shokësh apo të afërmish!! Mirëpo, po është e vërtetë që kemi pasur një marrëdhënie disamujore vitin që lamë pas, e cila ishte e bukur për aq sa zgjati.


2.Pra ju keni patur një marrëdhënie dashurie me të. Por cilat janë arsyet e ndarjes suaj me Sidritën?

­Arsyet e ndarjes mund të them që kanë pasur të bëjnë kryesisht me çështje xhelozie nga ana e saj, dhe problemet e njëpasnjëshme që vijnë si rezultat i kësaj dukurie. Dhe si përfundim e pamë të arsyeshme që ishte rruga më e mirë për të dy me e përfundu pa u bërë diçka më e madhe!

3.Si i keni marrëdhëniet pas ndarjes? ­

Marrëdhëniet pas ndarjes kanë qenë shumë të mira, ndoshta për faktin që nuk kishim inate personale apo urrejtje ndërmjet njëri-tjetrit, dhe mund të them që kemi ruajtur respekt të ndërsjelltë dhe komunikim shoqëror të shkëlqyeshëm!

4.A e keni parë këtë vit në Big Brother Sidritën? ­

Këtë vit po e ndjek të them të drejtën më shumë përmes përmbledhjeve dhe informacioneve në rrjetet sociale për shkak të pamundësisë për ta ndjekur live BB për shkak të angazhimeve ditore dhe profesionale.

5.Ka thashetheme që e ke futur ti në Big Brother, a është e vërtetë?

 BB dhe stafi i tij, janë njerëz profesionalë dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë tërësisht në mënyrë profesionale! E kam keshilluar dhe udhëzuar Sidritën në bazë të përvojës dhe eksperiencës që kisha kaluar për disa gjëra që më ka kërkuar ajo, por përzgjedhja ka qenë tërësisht profesionale nga stafi i BB9.

6.Ka ndonjë diferencë Sidrita në jetën jashtë shtëpisë në krahasim me Sidritën brenda shtëpisë së Big Brother?

Në bazë të përvojës mund të të siguroj që të gjithë aty brenda dhe të gjithë që kalojnë nëpër një eksperiencë të tillë kanë dallim me jetën jashtë, ajo se çfarë banorët shfaqin brenda është një produkt apo një personazh që ata dëshirojnë ta transmetojnë te publiku dhe është shumë e vështirë në fakt të jesh 100% vetvetja aty.

7.Çfarë mendimi keni për lidhjen që ka krijuar ajo në Big Brother me Ervinin?

Ervin­-Sidrita sipas mendimit tim më duken persona më të përshtatshëm për njëri­tjetrin aty brenda, duke pasur parasysh që të dy merren me modeling, cilësitë fenotipore të ngjashme dhe gjërat e tjera në të cilat kanë interesim. Dhe do doja shumë që kjo që ata po na transmetojnë të mos jetë vetëm në kontekstin e lojës, por diçka reale sepse në të kundërtën do e humbiste efektin të cilin ata po trasmetojnë tek publiku.

Tags: diedonLidhjesidrita
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
Next Post
Kush e ka mërzitur Anxhela Peristerin? Këngëtarja: Atyre që doni më shumë, besojuni më pak

Kush e ka mërzitur Anxhela Peristerin? Këngëtarja: Atyre që doni më shumë, besojuni më pak








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera