Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur si “Fero”, ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij kundër ish-bashkëshortes, modeles Arbenita Ismajli. Sipas Feros, Arbenita nuk i lejon të takojë vajzën e tyre, Ninën, duke shkaktuar një debat të madh në publik.
Megjithatë, mes gjithë këtyre zhvillimeve, Fero ka befasuar duke zbuluar se është në një marrëdhënie të re dhe ndihet marrëzisht i dashuruar. Ai ka zgjedhur të mbajë të fshehtë identitetin e partneres së tij të re, por emocionet e forta nuk i ka kursyer.
I ftuar në emisionin “The Way Elite”, Fero ndau ndjenjat e tij, duke u shprehur se nuk e priste të dashurohej kaq shpejt pas ngjarjeve të fundit.
“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë,” tha ai.
Reperi shkoi më tej duke sfiduar gjithë burrat shqiptarë për romantizmin e tij. “I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantikë se unë,” u shpreh ai, duke shtuar me humor: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm.”