Pas ndarjes nga Brad, Angelina ka vendosur të përqëndrohet tek fëmijët dhe puna humanitare. “Në të ardhmen imagjinoj veten duke udhëtuar nga njëri shtet në tjetrin duke vizituar fëmijët tanë”, -tha aktorja në intervistën e fundit për revistën Hello. Angelina shpjegoi se pret që fëmijët të jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ajo u shpreh se shpresonte që në të ardhmen fëmijët të punojnë me të në kauzat humanitare. Mesa duket Angelina nuk ka ndërmend të krijojë një lidhje të re. “Do jem më pak e përfshirë në film dhe do fokusohem tek familja”, -tha aktorja./revistawho.com