Një takim jo i zakonshëm ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dhe këngëtarja e njohur e muzikës pop, Katy Perry, janë fotografuar së bashku gjatë një darke në një nga restorantet më luksoze të Montrealit.
Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma në “Le Violon”, një vend i njohur për kuzhinën e tij të klasit të parë dhe i renditur në pozicionin e 11-të ndër restorantet më të mira në Kanada, sipas guidës prestigjioze Michelin, raporton TMZ.
Në imazhet e bëra publike, Perry dhe Trudeau shfaqen duke buzëqeshur dhe duke ndarë pjata me karavidhe, teksa shijojnë kokteje të përzgjedhura në një ambient të ngrohtë dhe intim.
Ndërkohë që nuk ka asnjë konfirmim nëse ky është një takim thjesht miqësor apo më shumë, prezenca e tyre së bashku ka ndezur spekulime dhe kuriozitet në publik.
Katy Perry po zhvillon aktualisht një turne në Kanada dhe do të performojë përsëri në Montreal këtë të mërkurë, ndërsa Justin Trudeau është beqar prej gushtit të vitit 2023, kur njoftoi ndarjen nga Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë.
Për më tepër, këngëtarja ka konfirmuar së fundmi përfundimin e lidhjes së saj me aktorin Orlando Bloom.
Pyetja që mbetet tani: A po nisin ata një kapitull të ri së bashku? Koha do ta tregojë.









