Liberta Spahiu është një nga moderatoret shqiptare më të pëlqyera dhe të komentuara në të njëjtën kohë, kjo për shkak se ajo gjithmonë shfaqet e kuruar në detaje. Nëpërmjet fotove, kemi vënë re që prej kohësh moderatorja ka vendosur të ‘luajë’ pak me ngjyrën e saj të flokëve, duke disa nuanca bjondeje. Ndërsa ditën e sotme, ajo publikoi në ‘Instastory’ rezultatin përfundimtar. Ngjyra që ajo ka zgjedhur është një nga trendet më të fundit, e cila është ndjekur nga shumë emra të njohur. “Shkojmë me ndryshimet popull, se na duhet për sezonin pranverë/verë 2019”, ka shkruar moderatorja në videon ku zbulon ngjyrën e re të flokëve, që është pothuajse si ajo e mjaltit. Pyetur nga një fans i saj, Liberta ka shpjeguar se nuk ka ndërmend të kthehet në bjonde, megjithatë do të ketë një ngjyrë që i përafërsohet asaj./revistawho.com