Aktorin Elvis Pupa nuk e kemi parë të jetë pjesë e ekranit që pas mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”. Nga ajo periudhë duket se aktori ka marrë një vendim për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke menduar të hedhë në treg një këngë me ritme verore. Sipas “Intv”, kënga do të publikohet këto ditë dhe këngëtari me të cilin ka bashkëpunuar është një emër i cili premton shumë në fushën e muzikës.
Kjo nuk është hera e parë që do e shohim Elvisin të këndojë pasi edhe vite më parë ai ka eksperimentuar në këtë fushë./revistawho.com